Samsung MS23H3125 Series Owner's Instructions & Cooking Manual page 127

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 211
Për të shmangur rreziqet, nëse kordoni elektrik
është dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga
prodhuesi, agjenti i shërbimit ose nga persona
me kualifikim të ngjashëm.
Për sigurinë tuaj personale, futeni kabllon në
një prizë AC të përshtatshme të tokëzuar.
Mos e instaloni furrën me mikrovalë në
ambiente të nxehta ose me lagështirë, si për
shembull pranë një furre të zakonshme ose
një radiatori. Duhet të zbatohen specifikimet
për furnizimin me energji të sobës dhe çdo
kabllo zgjatuese që përdoret duhet të jetë e të
njëjtit standard si dhe kablloja e energjisë që
jepet bashkë me furrën. Pastrojeni pjesën e
brendshme dhe gominën e derës me një leckë
të njomë përpara se ta përdorni furrën me
mikrovalë për herë të parë.
PASTRIMI I FURRËS ME MIKROVALË
Pjesët e mëposhtme të furrës me mikrovalë
duhet të pastrohen rregullisht për të parandaluar
grumbullimin e yndyrës dhe të copave të ushqimit.
• Sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme
• Dera dhe gominat e derës
• Pjata rrotulluese dhe unazat rrotulluese
(Vetëm modeli i llojit të pjatës rrotulluese)
MS23H3125AK_OL_DE68-04241E-00_SQ.indd 7
Sigurohuni GJITHMONË që gominat
e derës të jenë të pastra dhe që dera
mbyllet siç duhet.
Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund
të prishë sipërfaqen, gjë që mund të ndikojë
për keq në jetëgjatësinë e pajisjes si dhe
mund të shkaktojë një situatë të rrezikshme.
1. Pastrojini sipërfaqet e jashtme me një cohë
të butë dhe me ujë të ngrohtë me sapun.
Shpëlajini dhe thajini.
2. Pastroni spërkatjet ose njollat në sipërfaqet
e brendshme të furrës me një cohë me
sapun. Shpëlajini dhe thajini.
3. Për të hequr pjesët e forta të ushqimit dhe
aromat, vendosni një filxhan me lëng limoni
të holluar në furrë dhe nxeheni për dhjetë
minuta me fuqi maksimale.
4. Lajeni pjatën e cila nuk e dëmton
pjatalarësen, sa herë të jetë e nevojshme.
MOS derdhni ujë te vrimat e ajrosjes.
KURRË mos përdorni produkte gërryese
ose tretës kimikë. Tregoni kujdes kur të
pastroni gominat e derës për t'u siguruar
që asnjë copë:
Shqip - 7
2014-01-15
11:25:50

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents