Kujdesi Dhe Pastrimi; Përdorimi I Qelqurinave - Electrolux EVL6E46X User Manual

Hide thumbs Also See for EVL6E46X:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 101
• Përdorni tepsi të thellë për kekë të butë. Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla që mund të
mbesin përgjithmonë.
• Gjithmonë gatuani me derën e pajisjes të mbyllur.
• Nëse pajisja është instaluar pas një paneli mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që dera të
mos mbyllet asnjëherë kur pajisja është në punë. Pas një paneli të mbyllur mobilieje mund të
akumulohet nxehtësi dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si rrjedhim dëme në pajisje,
banesë apo dysheme. Mos e mbyllni panelin e mobilies derisa pajisja të jetë ftohur plotësisht
pas përdorimit.

2.4 Kujdesi dhe pastrimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni qendrën
e autorizuar të shërbimit.
• Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë!
• Sigurohuni që hapësira e brendshme dhe dera të fshihen e të thahen pas çdo përdorimi.
Avulli që krijohet gjatë përdorimit të pajisjes kondensohet në muret e hapësirës së
brendshme dhe mund të shkaktojë gërryerje.
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
• Yndyrat dhe ushqimi që mbeten në pajisje mund të shkaktojnë zjarr dhe qark elektrik kur
vihet në përdorim funksioni i mikrovalës.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos
përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Përdorimi i qelqurinave
Lëvizja e qelqurinave pa ushtruar kujdesin e duhur mund të rezultojë në thyerje, ciflosje, krisje
apo gërvishtje serioze:
• Mos derdhni ujë të ftohtë apo lëngje të tjera mbi qelqurina sepse rënia e papritur e
temperaturës mund të shkaktojë thyerje të menjëhershme të qelqit. Copat e thyera të qelqit
mund të jenë jashtëzakonisht të mprehta dhe të vështira për t'u parë.
• Mos vendosni qelqurina të nxehta në një sipërfaqe të lagur ose të ftohtë, direkt mbi bango
apo sipërfaqe metalike ose në lavaman, ose mos i prekni qelqurinat e nxehta me copë të
lagur.
• Mos i përdorni ose riparoni qelqurinat që janë ciflosur, krisur apo janë me gërvishtje serioze.
• Mos i rrëzoni apo godisni qelqurinat ndaj një objekti të fortë ose mos i përplasni takëmet me
të.
• Mos i nxehni qelqurinat e zbrazura ose pothuajse të zbrazura në mikrovalë, ose mos e
mbinxehni në to vaj ose gjalpë në mikrovalë (përdorni kohën minimale të gatimit).
Lërini qelqurinat e nxehta të ftohen mbi një raft për ftohje, mbajtëse enësh apo pëlhurë të thatë.
Sigurohuni që qelqurinat të jenë ftohur mjaftueshëm përpara se t'i lani, vendosni në frigorifer
apo në ngrirje.
Shmangni prekjen e qelqurinave të nxehta (duke përfshirë enët me sipërfaqe kapjeje prej
silikoni) pa kapëse të thata enësh.
Shmangni keqpërdorimin e mikrovalës (p.sh. përdorimin e furrës pa ngarkesë apo me ngarkesë
të vogël).
UDHËZIMET PËR SIGURINË
9/500

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Evl6e46zOom805nz

Table of Contents