Përdorimi I Furrës; Si Punon Furra Me Mikrovalë; Kontrolli Nëse Furra Funksion Siç Duhet - Samsung MS28J5255 Series User Manual

Hide thumbs Also See for MS28J5255 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 226
Përdorimi i furrës
Si punon furra me mikrovalë
Mikrovalët janë valë elektromagnetike me frekuencë të lartë; energjia e çliruar mundëson gatimin
ose ringrohjen e ushqimit pa i ndryshuar as formën as ngjyrën.
Furrën me mikrovalë mund ta përdorni për:
Shkrirje
Ringrohje
Gatim
Parimi i gatimit.
KUJDES
Duke qenë se pjesa e mesit të ushqimit gatuhet me shpërndarje nxehtësie, gatimi vazhdon edhe
pasi e keni nxjerrë ushqimin nga furra. Kohët e qëndrimit të përcaktuara në receta dhe në këtë
manual duhet të respektohen për të garantuar:
Gatimin e njëtrajtshëm të ushqimit deri në qendër.
Temperaturën e njëjtë në të gjithë ushqimin.
MS28J5255US_OL_DE68-04553C-00_SQ.indd 11
1.
Mikrovalët e prodhuara nga magnetroni
reflektohen në zgavër dhe shpërndahen
njëtrajtshëm me rrotullimin e ushqimit në
pjatën rrotulluese. Kështu ushqimi gatuhet
njëtrajtësisht.
2.
Mikrovalët përthithen nga ushqimi deri në një
thellësi prej rreth 1 inç (2,5 cm). Pastaj gatimi
vazhdon ndërkohë që nxehtësia shpërndahet
brenda ushqimit.
3.
Koha e gatimit ndryshon sipas enës së
përdorur dhe karakteristikave të ushqimit:
Sasia dhe dendësia
Përmbajtja e ujit
Temperatura fillestare (ngrirë ose jo)
Kontrolli nëse furra funksion siç duhet
Procedurat e thjeshta të mëposhtme ju mundësojnë të kontrolloni që furra funksionon siç duhet
në çdo kohë. Nëse keni dyshime, shihni seksionin me titull "Diagnostikimi" në faqet nga 26 deri
në 28.
SHËNIM
Furra duhet të futet në prizë të përshtatshme. Pjata rrotulluese duhet të jetë në pozicionin e saj
në furrë. Nëse përdoret nivel fuqie ndryshe nga maksimumi (100 % - 1000 W), ujit do t'i duhet më
shumë kohë për t'u zierë.
Hapni derën e furrës duke tërhequr dorezën në anë e djathtë të derës.
Vendosni një tas me ujë në pjatën rrotulluese. Mbyllni derën.
Shtypni butonin START/+30s (FILLIM/+30s) dhe
caktojeni kohën në 4 ose 5 minuta duke shtypur
butonin START/+30s (FILLIM/+30s) aq herë sa
duhet.
Rezultati:
Furra e ngroh ujin për 4 ose 5 minuta.
Uji duhet të fillojë të ziejë.
Shqip 11
2019-01-07
2:22:35

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents