Samsung MS28J5255 Series User Manual page 132

Hide thumbs Also See for MS28J5255 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 226
Udhëzimet e sigurisë
Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të prishë
sipërfaqen, gjë që mund të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e
pajisjes, si dhe mund të shkaktojë situatë të rrezikshme.
Furra me mikrovalë është parashikuar të përdoret vetëm e
vendosur mbi banak (e lirë). Furra me mikrovalë nuk duhet
vendosur brenda mobilieve.
Enët metalike për ushqime dhe pije nuk lejohen gjatë gatimit në
mikrovalë.
Kur hiqni enët nga pajisja duhet bërë kujdes të mos zhvendoset
pjata rrotulluese.
Pajisja nuk duhet pastruar me pastrues me avull.
Pajisja nuk duhet pastruar me ujë.
Pajisja nuk është krijuar për t'u instaluar në automjete, në rulota
dhe në automjete të ngjashme etj.
Pajisja nuk është parashikuar për përdorim nga persona (duke
përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose
mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata nuk
mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes
nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë
me pajisjen.
4 Shqip
MS28J5255US_OL_DE68-04553C-00_SQ.indd 4
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
lart dhe nga persona me aftësi ndijore, fizike ose mendore
të reduktuara, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse
janë nën mbikëqyrje ose nëse janë udhëzuar për përdorimin
në mënyrë të sigurt të pajisjes dhe që kuptojnë rreziqet e
përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe
mirëmbajtja nga përdoruesi nuk do të kryhet nga fëmijët pa
mbikëqyrje.
Për të shmangur rreziqet, nëse dëmtohet kordoni elektrik, ai
duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit
ose një person me kualifikim të ngjashëm.
Kjo furrë duhet të vendoset në drejtimin e duhur dhe me
lartësi të tillë që lejon përdorimin e hapësirës dhe të zonës së
kontrollit.
Para se ta përdorni furrën për herë të parë, ajo duhet të vihet
në punë me ujë 10 minuta dhe më pas të përdoret.
Nëse furra bën një zhurmë të çuditshme, vjen aromë djegieje
ose nëse del tym, hiqeni spinën elektrike menjëherë dhe
kontaktoni pikën tuaj më të afërt të shërbimit.
Furra me mikrovalë duhet të vendoset në atë mënyrë që priza
të jetë e disponueshme.
2019-01-07
2:22:33

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents