Download Print this page

Makita DUR190U Instruction Manual page 48

Cordless
Hide thumbs Also See for DUR190U:

Advertisement

Për të hequr fletën plastike, lironi fletën plastike
ndërkohë që mbani shtypur butonin e bllokimit të
boshtit.
SHËNIM: Ju mund ta përdorni çelësin fiso të dhënë
për të instaluar/hequr veglën prerëse. Futeni çelësin
fiso hekzagonal përmes vrimës që tregohet në figurë
për të bllokuar boshtin.
► Fig.25: 1. Çelësi fiso hekzagonal 2. Vrima
KUJDES:
Gjithmonë përdorni çelësat e dhënë
për të instaluar/hequr veglën prerëse.
KUJDES:
Sigurohuni që të hiqni çelësin
hekzagonal të futur në kokën e veglës pas
instalimit të veglës prerëse.
Rregullimi i pozicionit të dorezës/
varëses
Rregullojini pozicionin e dorezës dhe të varëses me
synim përdorimin sa më komod të veglës.
Për DUR190U dhe DUR191U
Rregulloni pozicionin e dorezës/varëses në mënyrë
të tillë që vegla të jetë brenda gamës siç tregohet më
poshtë.
► Fig.26
1
Pozicioni i varëses nga toka
2
Pozicioni i veglës prerëse nga toka
3
Distanca horizontale midis varëses dhe pjesës së
pambrojtur të veglës prerëse
Lirojini bulonat me kokë hekzagonale në pjesën e
poshtme të mbajtëses së dorezës. Lëvizeni dorezën
drejt një pozicioni komod pune dhe më pas shtrëngoni
bulonat.
► Fig.27: 1. Mbajtësja e dorezës 2. Buloni me kokë
hekzagonale 3. Doreza
Lirojini bulonat me kokë hekzagonale te varësja.
Lëvizeni varësen drejt një pozicioni komod pune dhe
më pas shtrëngoni bulonat.
► Fig.28: 1. Buloni me kokë hekzagonale 2. Varësja
Për DUR190L dhe DUR191L
Lirojini bulonat me kokë hekzagonale te doreza.
Lëvizeni dorezën drejt një pozicioni komod pune dhe
më pas shtrëngoni bulonat.
► Fig.29: 1. Buloni me kokë hekzagonale 2. Doreza
Lirojeni bulonin me kokë hekzagonale te varësja.
Lëvizeni varësen drejt një pozicioni komod pune dhe
më pas shtrëngoni bulonin.
► Fig.30: 1. Buloni me kokë hekzagonale 2. Varësja
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që të mos ju humbë.
► Fig.31: 1. Çelësi hekzagonal
Vetëm për DUR190L dhe DUR191L
► Fig.32: 1. Doreza 2. Çelësi hekzagonal
PËRDORIMI
Vendosja e rripit të krahut
KUJDES:
Përdorni gjithmonë rripin e
krahut të montuar në vegël. Përpara përdorimit,
rregulloni rripin e krahut sipas përmasave të
përdoruesit, për të parandaluar lodhjen.
KUJDES:
Përpara përdorimit, sigurohuni që
rripi i krahut të jetë vendosur siç duhet te varësja
në vegël.
Lidheni grepin e rripit të krahut te varësja dhe vendosni
rripin e krahut. Sigurohuni që vegla të mbahet në formë
të sigurt nga rripi i krahut.
DUR190U dhe DUR191U
► Fig.33: 1. Grepi 2. Varësja
DUR190L dhe DUR191L
► Fig.34: 1. Grepi 2. Varësja
Shkëputja
Rripi i krahut vjen me mjet për lirim të shpejtë.
DUR190U dhe DUR191U
► Fig.35: 1. Shiriti
Tërheqja e shiritit e liron veglën nga rripi i krahut.
DUR190L dhe DUR191L
► Fig.36: 1. Tokëza
Thjesht shtypni anët e tokëzës për të liruar veglën nga
rripi i krahut.
Përdorimi i saktë i veglës
PARALAJMËRIM:
në anën tuaj të djathtë. Pozicionimi i saktë i veglës
mundëson kontrollin maksimal të saj dhe ul rrezikun e
lëndimit të rëndë personal të shkaktuar nga zmbrapsja.
PARALAJMËRIM:
të ruajtur kontrollin e veglës gjatë gjithë kohës.
Mos lejoni që vegla të afrohet drejt jush ose
ndokujt në afërsi të ambientit të punës. Humbja e
kontrollit të veglës mund të shkaktojë lëndime serioze
për personat në afërsi dhe përdoruesin.
PARALAJMËRIM:
mbani mbi 15 m (50 fut) distancë midis përdoruesve
kur punojnë dy a më shumë të tillë në një vend.
Gjithashtu, caktoni një person për të ruajtur distancën
midis përdoruesve. Nëse në zonën e punës hyn
ndonjë njeri apo kafshë, ndërpriteni menjëherë punën.
KUJDES:
Nëse gjatë punës vegla prerëse
përplaset aksidentalisht në një gur ose objekt të
fortë, fikeni veglën dhe kontrollojeni për dëmtime.
Nëse vegla prerëse është dëmtuar, zëvendësojeni
menjëherë. Përdorimi i një vegle prerëse të dëmtuar
mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
KUJDES:
Hiqeni kapakun e diskut nga disku i
prerësit gjatë prerjes së barit.
48 SHQIP
Vendoseni gjithmonë veglën
Bëni kujdes maksimal për
Për të evituar aksidentet,

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Dur190lDur191uDur191lDur190lzx3Dur190uzx3