Download Print this page

Makita DUR190U Instruction Manual page 42

Cordless
Hide thumbs Also See for DUR190U:

Advertisement

8.
Vegla prerëse duhet të pajiset me mbrojtësen.
Mos e përdorni asnjëherë veglën me mbrojtëse
të dëmtuara ose pa vendosur mbrojtëset!
9.
Sigurohuni që të mos ketë kabllo elektrike,
tuba uji, tuba gazi etj. që mund të shkaktojnë
rrezik nëse dëmtohen nga përdorimi i veglës.
Përdorimi
1.
Në rast emergjence, fikni menjëherë veglën.
2.
Nëse vëreni diçka të pazakontë (p.sh. zhurmë,
dridhje) gjatë përdorimit, fikni veglën dhe hiqni
kutinë e baterisë. Mos e përdorni veglën derisa
të zbuloni shkakun dhe ta eliminoni.
3.
Pajisja prerëse vazhdon të rrotullohet për një
periudhë të shkurtër edhe pasi e keni fikur
veglën. Mos nxitoni të prekni pajisjen prerëse.
4.
Gjatë përdorimit, përdorni rripin e krahut.
Mbajeni fort veglën në anën tuaj të djathtë.
5.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në
çdo moment këmbët në pozicionin e duhur dhe
ruani ekuilibrin. Tregoni kujdes ngapengesat e
fshehura si trungje peme, rrënjë dhe kanale që
të mos pengoheni.
6.
Siguroni mbështetje të mirë të këmbëve në
zona të pjerrëta.
Ecni, mos vraponi asnjëherë.
7.
8.
Asnjëherë mos punoni në shkallë ose në pemë
që të shmangni humbjen e kontrollit.
Nëse vegla përplaset fort ose bie, kontrolloni
9.
gjendjen e saj para se të vazhdoni punën.
Kontrolloni komandat dhe pajisjet e sigurisë
për keqfunksionim. Nëse ka dëmtime ose
dyshoni për dëmtime, kërkojini qendrës sonë
të autorizuar të shërbimit të kryejë inspektimin
dhe riparimin.
10. Bëni pushim për të parandaluar humbjen
e kontrollit për shkak të lodhjes. Ne
rekomandojmë që të bëni 10 deri në 20 minuta
pushim pas çdo ore.
Kur e lini veglën vetëm qoftë dhe për një kohë
11.
të shkurtër, hiqni gjithmonë kutinë e baterisë.
Vegla e pamonitoruar me kutinë e baterisë
të instaluar mund të përdoret nga persona të
paautorizuar dhe të shkaktojë aksidente të rënda.
12. Nëse ndërmjet pajisjes prerëse dhe mbrojtëses
ngecin bar ose degë, fikni gjithmonë veglën
dhe hiqni kutinë e baterisë përpara se ta
pastroni. Përndryshe pajisja prerëse mund të
rrotullohet në mënyrë të paqëllimshme dhe të
shkaktojë lëndim të rëndë.
13. Mos i prekni kurrë pjesët e rrezikshme
lëvizëse përpara se këto pjesë të kenë ndaluar
plotësisht dhe kutia e baterisë të jetë hequr.
14. Nëse pajisja prerëse godet gurë ose objekte të
tjera të forta, fikni menjëherë veglën. Më pas
hiqni kutinë e baterisë dhe inspektoni pajisjen
prerëse.
15. Kontrolloni shpesh pajisjen prerëse gjatë
përdorimit për krisje ose dëmtime. Përpara
inspektimit, hiqni kutinë e baterisë dhe
prisni derisa pajisja prerëse të ketë ndaluar
plotësisht. Zëvendësoni menjëherë pajisjen
prerëse të dëmtuar, qoftë edhe kur ka vetëm
krisje sipërfaqësore.
16. Mos prisni asnjëherë mbi lartësinë e belit.
17. Përpara se të nisni prerje, prisni derisa pajisja
prerëse të arrijë një shpejtësi të qëndrueshme
pas ndezjes së veglës.
18. Kur përdorni disk prerës, rrotulloni veglën në
mënyrë të njëtrajtshme në formë gjysmërrethi
nga e djathta në të majtë, sikur po përdorni një
kosë.
19. Mbajeni veglën vetëm nga dorezat në
sipërfaqet e izoluara, sepse fleta e prerësit
mund të prekë tela të fshehura. Nëse fletët e
prerësit prekin një tel me rrymë, atëherë pjesët
metalike të veglës elektrike mund të elektrizohen
dhe mund të shkaktojnë goditje elektrike te
punëtori.
20. Mos e ndizni veglën kur vegla prerëse ka
ngecur në barin e prerë.
21. Përpara se të ndizni veglën, sigurohuni
që vegla prerëse nuk ka prekur tokën dhe
pengesa të tjera, si p.sh. një pemë.
22. Gjatë përdorimit, mbajeni veglën gjithmonë me
të dyja duart. Mos e mbani kurrë veglën vetëm
me një dorë gjatë përdorimit.
23. Mos e përdorni veglën kur ka mot të keq ose
kur ka rrezik rrufesh.
Veglat prerëse
1.
Mos përdorni vegël prerëse të parekomanduar
nga ne.
2.
Përdorni pajisje të përshtatshme prerëse për
punën që po kryeni.
Kokat prerëse prej najloni (kokat e
prerësit me fije) dhe disqet plastike janë
të përshtatshme për prerjen e barit të
lëndinave.
Disqet prerëse janë të përshtatshme për
prerjen e barërave të këqija, barit të gjatë,
shkurreve, gëmushave, pemëve të vogla,
korijeve dhe të ngjashme.
Mos përdorni kurrë disqe të tjera, përfshirë
zinxhirë rrotullues me shumë pjesë dhe
disqe me zinxhir. Kjo mund të shkaktojë
lëndim të rënda.
3.
Përdorni vetëm veglën prerëse që ka të
shënuar një shpejtësi të barasvlershme ose
më të madhe se sa shpejtësia e shënuar mbi
vegël.
4.
Mbajini gjithmonë duart, fytyrën dhe veshjet
larg veglës prerëse ndërkohë që ajo është
duke u rrotulluar. Moskryerja e këtij veprimi
mund të shkaktojë lëndim personal.
Përdorni gjithmonë mbrojtëse për pajisjen
5.
prerëse të përshtatshme për pajisjen prerëse
që përdoret.
6.
Gjatë përdorimit të disqeve prerëse, shmangni
zmbrapsjen dhe përgatituni gjithmonë për
zmbrapsje aksidentale. Shihni seksionin për
zmbrapsjen.
7.
Kur nuk e përdorni, vendosni kapakun e diskut
mbi disk. Hiqni kapakun përpara përdorimit.
42 SHQIP

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Dur190lDur191uDur191lDur190lzx3Dur190uzx3