Download Print this page

Makita DUR190U Instruction Manual page 47

Cordless
Hide thumbs Also See for DUR190U:

Advertisement

Instalimi i dorezës
Vetëm për DUR190U dhe DUR191U
1.
Futni boshtin e dorezës te mbajtësja.
Bashkërenditni vrimën në mbajtëse me vrimën në
bosht. Shtrëngojeni mirë vidën.
► Fig.12: 1. Mbajtësja 2. Vida 3. Doreza
2.
Vendoseni dorezën ndërmjet morsës së dorezës
dhe mbajtëses së dorezës. Rregulloni dorezën në një
kënd që siguron pozicion komod pune dhe më pas
sigurojeni me bulona me kokë hekzagonale.
► Fig.13: 1. Buloni me kokë hekzagonale 2. Morsa e
dorezës 3. Mbajtësja e dorezës
Montimi i barrierës
Për DUR190L dhe DUR191L
Nëse barriera është e përfshirë në modelin tuaj,
montojeni te doreza duke përdorur vidën në barrierë.
► Fig.14: 1. Barriera 2. Vida
KUJDES:
Mos e hiqni barrierën pas montimit.
Barriera funksionon si një element sigurie për të
parandaluar kontaktin tuaj aksidental me diskun
prerës.
Montimi i tubit bashkues
Vetëm për DUR191U dhe DUR191L
Montojeni tubin bashkues te njësia elektrike.
1.
Kthejeni levën në drejtimin e shigjetës së treguar
në figurë.
► Fig.15: 1. Leva
2.
Nxirreni kapakun e xhuntos dhe futni tubin
bashkues ndërsa bashkërenditni pjesët e dala të tubit
(në anën e veglës prerëse) me pjesën konkave të
pjesës së xhuntos.
► Fig.16: 1. Leva e bllokimit 2. Kapaku i xhuntos
3. Tubi
Sigurohuni që sipërfaqja e levës së bllokimit të jetë
paralele me tubin.
3.
Kthejeni levën në drejtimin e shigjetës së treguar
në figurë.
► Fig.17: 1. Leva
Për ta hequr tubin, rrotullojeni levën në drejtimin e
shigjetës së treguar në figurë dhe nxirreni tubin ndërsa
shtypni për poshtë levën e bllokimit.
► Fig.18: 1. Leva 2. Leva e bllokimit 3. Tubi
Instalimi i mbrojtësit
PARALAJMËRIM:
veglën pa mbrojtësen e vendosur siç ilustrohet.
Nëse nuk e bëni diçka të tillë mund të pësoni lëndime
personale serioze.
KUJDES:
Kini kujdes të mos lëndoheni te
prerësi që pret fijen e najlonit.
Bashkoni mbrojtësin me morsën duke përdorur bulonat.
► Fig.19: 1. Morsa 2. Mbrojtësi 3. Prerësi
Mos e përdorni kurrë
Instalimi i veglës prerëse
SHËNIM: Lloji i veglës(ave) prerëse të dhënë si
aksesor standard varion në varësi të vendeve. Vegla
prerëse nuk përfshihet në disa vende.
SHËNIM: Kthejeni veglën kokëposhtë për ta ndërruar
me lehtësi veglën prerëse.
Fleta e prerësit
KUJDES:
Kur prekni një fletë prerësi, mbani
gjithmonë doreza dhe vendosni kapakun e fletës
mbi fletë.
KUJDES:
Fleta e prerësit duhet të mprihet
mirë dhe të mos ketë krisje ose thyerje. Nëse fleta
e prerësit godet një gur gjatë përdorimit, ndalojeni
veglën dhe kontrollojeni menjëherë fletën e prerësit.
KUJDES:
Gjithmonë përdorni fletën e prerësit
me diametrin e përshkruar në seksionin për
specifikimet.
► Fig.20: 1. Dadoja 2. Kupa 3. Rondela e morsës
4. Fleta e prerësit 5. Boshti 6. Mbrojtësja
7. Butoni i bllokimit të boshtit
1.
Montoni fletën e prerësit në mbrojtëse në mënyrë
që shigjetat në fletën e prerësit dhe mbrojtës të tregojnë
të njëjtin drejtim.
► Fig.21: 1. Shigjeta
2.
Vendoseni rondelën e morsës dhe kupën në fletën
e prerësit.
3.
Ndërkohë që mbani shtypur butonin e bllokimit të
boshtit, shtrëngojeni dadon në mënyrë të sigurt përmes
çelësit me tub.
► Fig.22: 1. Butoni i bllokimit të boshtit 2. Çelësi me
tub 3. Lirimi 4. Shtrëngimi
Për të hequr fletën e prerësit, lironi dadon ndërkohë që
mbani shtypur butonin e bllokimit të boshtit.
Koka prerëse prej najloni
VINI RE:
Sigurohuni që të përdorni kokë prerëse
origjinale prej najloni nga Makita.
Ndërkohë që mbani shtypur butonin e bllokimit të
boshtit, vendoseni kokën prerëse prej najloni mbi bosht
dhe shtrëngojeni fort me dorë.
► Fig.23: 1. Koka prerëse prej najloni 2. Boshti
3. Butoni i bllokimit të boshtit 4. Lirimi
5. Shtrëngimi
Për të hequr kokën prerëse prej najloni, lironi kokën
prerëse prej najloni ndërkohë që mbani shtypur butonin
e bllokimit të boshtit.
Fleta plastike
VINI RE:
Sigurohuni që të përdorni disk plastik
origjinal nga "Makita".
Ndërkohë që mbani shtypur butonin e bllokimit të
boshtit, vendoseni fletën plastike mbi bosht dhe
shtrëngojeni fort me dorë.
► Fig.24: 1. Fleta plastike 2. Boshti 3. Butoni i
bllokimit të boshtit 4. Lirimi 5. Shtrëngimi
47 SHQIP

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Dur190lDur191uDur191lDur190lzx3Dur190uzx3