Philips Avent SCD831 Manual page 208

Hide thumbs Also See for Avent SCD831:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
208
Shqip
SI TË PËRDOREN/LIDHEN NJËSITË
Përse më duhet ta mbaj
njësinë e foshnjës dhe
kordonin e saj të paktën
1 metër / 3.5 ft larg
foshnjës?
Cili është dallimi
midis modaliteteve të
ndryshme të përdorimi
në njësinë e prindit:
Video, Audio, VOX dhe
ECO?
Si mund ta resetoj
njësinë e prindit?
Mbase temperatura ka kaluar tolerancën e karikimit që mund të shkëpusë
me gjasë qarkun e karikimit si mekanizëm sigurie. Për të rinisur karikimin,
largojeni njësinë e karikimit nga burimet e nxehtësisë si p.sh. radiatorë,
rezistenca, soba apo aparate të tjera (duke përfshirë amplifikatorët) që
lëshojnë nxehtësi.
Për të shmangur mbytjen e foshnjës me kordon dhe për pikasje optimale
të zërit, vendoseni gjithnjë njësinë e foshnjës dhe kordonin e saj të paktën 1
metër / 3.5 ft larg foshnjës.
Shihni më poshtë për një shpjegim të modaliteteve të ofruara në monitorin
e foshnjës.
* Modaliteti Video: ekrani dhe zëri i njësisë së prindit janë gjithnjë aktivë.
* Modaliteti Audio: aktivizohet vetëm zëri. Ekrani i njësisë së prindit fiket kur
aktivizohet modaliteti AUDIO. Drita e lidhjes tregon se njësia e prindit është
ende e ndezur dhe e lidhur me njësinë e foshnjës. Komunikimi normal me
njësinë e foshnjës është i mundur përmes butonave të dhënies, ninullës dhe
të ndjeshmërisë.
* Modaliteti VOX: Ekrani dhe zëri i njësisë së prindit fiken, nëse nuk haset
zë për 20 sekonda (ose nëse nuk ka zë të mjaftueshëm mbi cilësimin e
ndjeshmërisë). Edhe ekrani, edhe zëri aktivizohen menjëherë kur ju qan
foshnja dhe tejkalohet pragu i ndjeshmërisë. Kur zëri bie poshtë pragut të
zërit, videoja qëndron aktive për 20 sekonda. Kur shtypet njëri prej butonave
të komandimit (ndriçimi ose volumi), pajisja shfaq video për afro 5 sekonda.
Gjithashtu mund të hapet menyja e ninullave.
* Modaliteti ECO: Ekrani dhe zëri i njësisë së prindit fiken, nëse nuk haset
zë për 20 sekonda. Modaliteti Eco ul konsumin e energjisë në çastet e
qetësisë duke ju mbajtur gjithsesi të lidhur me foshnjën. Në modalitetin
ECO llamba ECO është e gjelbër dhe pajisja punon në tjetër mënyrë lidhjeje.
Në modalitetin ECO njësia e prindit përdor një mekanizëm ngacmimi
çdo 2 sekonda të njësisë së foshnjës në vend të lidhjes së vazhduar me
radiofrekuencë. Ndaj dhe njësia e foshnjës konsumon gjithashtu më pak
energji në modalitetin ECO.
Njësinë e prindit mund ta resetoni duke shtypur njëherësh "butonin e
ndezjes/fikjes" dhe "butonin e rrumbullakët të shfletimit poshtë" përpara
njësisë së prindit për rreth 1 sekondë. Njësia e prindit fiket. Për ta rindezur
njësinë e prindit, shtypni "butonin e ndezjes/fikjes". Informacionet specifike
të përdoruesit të ruajtura në memorien e njësisë së prindit, si p.sh.
modaliteti i përdorimit, cilësimet e ndriçimit, volumi, zgjedhja e ninullave,
zgjedhja e zmadhimit dhe cilësimet e dridhjes, nuk humbasin.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Avent scd833Avent scd835

Table of Contents