Philips Avent SCD831 Manual page 201

Hide thumbs Also See for Avent SCD831:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
15 min
Dhënia
Ndjeshmëria
Ninulla e zgjedhur e fundit në njësinë e prindit fillon të luajë në njësinë e
foshnjës dhe përsëritet vazhdimisht për rreth 15 minuta.
Për ta ndërprerë ninullën në njësinë e foshnjës, shtypni butonin e
aktivizimit/çaktivizimit të ninullës në njësinë e foshnjës.
Mund të përdorni butonin e dhënies në njësinë e prindit për t'i folur foshnjës.
1 Shtypni e mbani butonin e dhënies në njësinë e prindit.
2 Flisni qartë në mikrofonin përpara njësisë së prindit nga një distancë
midis 15-30cm /0.5-1ft.
Për sa kohë që shtypet butoni i dhënies, ka një lidhje të hapur zëri me
njësinë e foshnjës. Ekrani i njësisë së prindit tregon ikonën e dhënies,
duke treguar lidhjen aktive.
3 Lëshojeni butonin e dhënies pasi të keni mbaruar së foluri.
Shënim: Për sa kohë që shtypet butoni i dhënies, njësia e prindit nuk
mund të procesojë zërat që vijnë nga njësia e foshnjës.
Niveli i ndjeshmërisë i njësisë së foshnjës përcakton se çfarë dëgjoni përmes
njësisë së prindit. Kur niveli caktohet i lartë, do të dëgjoni shumë zëra, duke
përfshirë tingujt e lehtë në sfond. Kur niveli i ndjeshmërisë caktohet i ulët, do
të dëgjoni vetëm zërat më të lartë.
1 Shtypni butonin e ndjeshmërisë për të hapur nivelet e ndjeshmërisë.
Shënim: Kur e shtypni sërish butonin e ndjeshmërisë, do të dilni nga
menyja.
201
Shqip

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Avent scd833Avent scd835

Table of Contents