Philips Avent SCD831 Manual page 188

Hide thumbs Also See for Avent SCD831:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
188
Shqip
Informacion i rëndësishëm sigurie
E RËNDËSISHME
Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta vini në
punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Ky monitor foshnje synohet për përdorim ndihmës. Nuk zëvendëson
mbikëqyrjen e përgjegjshme dhe të duhur të të rriturit dhe nuk duhet
përdorur me qëllime të tilla.
Mos e lini kurrë foshnjën vetëm në shtëpi. Sigurohuni gjithnjë që të jetë
dikush i pranishëm për t'u kujdesur për foshnjën dhe për t'iu përgjigjur
nevojave të saj.
Klauzolë
Vini re se këtë monitor foshnje e përdorni me përgjegjësinë tuaj. Koninklijke
Philips N.V. dhe filialet e saj nuk janë përgjegjëse për përdorimin e këtij
monitori foshnje dhe përdorimin tuaj të tij, dhe kësisoj nuk marrin përsipër
asnjë detyrim në lidhje me përdorimin tuaj të këtij monitori foshnje.
Rrezik
-
Mos zhysni kurrë asnjë pjesë të monitorit të foshnjës në ujë apo në
lëngje të tjera. Mos e vini pajisjen aty ku mund të pikohet apo laget nga
uji apo lëngje të tjera. Mos e përdorni monitorin e foshnjës në vende me
lagështirë apo pranë ujit.
-
Mos i vendosni kurrë sende përsipër monitorit të foshnjës dhe mos e
mbuloni. Mos ia bllokoni vrimat e mundshme të ajrimit. Instalojeni në
përputhje me udhëzimet e prodhuesit.
Paralajmërim: Rrezik mbytjeje — Fëmijët janë MBYTUR me
kordonë. Mbajeni këtë kordon larg vendeve ku mund të arrihet nga
fëmijët (mbi 3 ft (0,9 m) larg). Mos e hiqni këtë etiketë.
Paralajmërim
-
Kontrolloni nëse voltazhi i përcaktuar në ushqyes përkon me voltazhin e
linjës lokale përpara se ta vini në punë pajisjen.
-
Mos i modifikoni apo prisni pjesët e ushqyesit dhe të kordonit të tij, pasi
kjo shkakton situata të rrezikshme.
-
Përdorni vetëm ushqyesin e dhënë.
-
Nëse ushqyesi është i dëmtuar, ndërrojeni gjithnjë me një tip origjinal për
të shmangur rrezikun.
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe
nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijuese ose mendore, apo
që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren
ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjeve dhe nëse kuptojnë
rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi
dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të
mbikëqyrur.
-
Mbrojeni kordonin elektrik nga shkelja apo përkulja, sidomos te spinat,
pikat e kapjes dhe pika nga ku dalin nga pajisja.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Avent scd833Avent scd835

Table of Contents