Makita UR013G Instruction Manual page 43

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for UR013G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mos u përpiqni kurrë ta ndizni veglën nëse ajo
4.
është e dëmtuar ose jo e montuar plotësisht.
Përndryshe mund të shkaktohen lëndime të rënda.
Rregulloni rripin e krahut dhe dorezën sipas
5.
përmasave trupore të përdoruesit.
Kur fusni kutinë e baterisë, pajisjen prerëse
6.
mbajeni larg trupit tuaj dhe larg çdo objekti
tjetër, përfshirë token. Ajo mund të rrotullohet
gjatë ndezjes dhe mund të shkaktojë lëndim ose
të dëmtojë veglën dhe/ose pronën.
Përpara se të ndizni veglën, hiqni çdo çelës
7.
rregullues ose çelës për dado ose kapak të
diskut. Një aksesor i lënë i bashkuar me një pjesë
rrotulluese të veglës mund të shkaktojë lëndim
personal.
Vegla prerëse duhet të pajiset me mbrojtësen.
8.
Mos e përdorni asnjëherë veglën me mbrojtëse
të dëmtuara ose pa vendosur mbrojtëset!
Sigurohuni që të mos ketë kabllo elektrike,
9.
tuba uji, tuba gazi etj. që mund të shkaktojnë
rrezik nëse dëmtohen nga përdorimi i veglës.
Përdorimi
Në rast emergjence, fikni menjëherë veglën.
1.
Nëse vëreni diçka të pazakontë (p.sh. zhurmë,
2.
dridhje) gjatë përdorimit, fikni veglën dhe hiqni
kutinë e baterisë. Mos e përdorni veglën derisa
të zbuloni shkakun dhe ta eliminoni.
Pajisja prerëse vazhdon të rrotullohet për një
3.
periudhë të shkurtër edhe pasi e keni fikur
veglën. Mos nxitoni të prekni pajisjen prerëse.
Gjatë përdorimit, përdorni rripin e krahut.
4.
Mbajeni fort veglën në anën tuaj të djathtë.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në
5.
çdo moment këmbët në pozicionin e duhur dhe
ruani ekuilibrin. Tregoni kujdes ngapengesat e
fshehura si trungje peme, rrënjë dhe kanale që
të mos pengoheni.
Siguroni mbështetje të mirë të këmbëve në
6.
zona të pjerrëta.
Ecni, mos vraponi asnjëherë.
7.
Asnjëherë mos punoni në shkallë ose në pemë
8.
që të shmangni humbjen e kontrollit.
Nëse vegla përplaset fort ose bie, kontrolloni
9.
gjendjen e saj para se të vazhdoni punën.
Kontrolloni komandat dhe pajisjet e sigurisë
për keqfunksionim. Nëse ka dëmtime ose
dyshoni për dëmtime, kërkojini qendrës sonë
të autorizuar të shërbimit të kryejë inspektimin
dhe riparimin.
10. Mos e prekni kutinë e ingranazheve gjatë dhe
menjëherë pas përdorimit. Kutia e ingranazheve
nxehet gjatë përdorimit dhe mund të shkaktojë
lëndime nga djegia.
Bëni pushim për të parandaluar humbjen
11.
e kontrollit për shkak të lodhjes. Ne
rekomandojmë që të bëni 10 deri në 20 minuta
pushim pas çdo ore.
12. Kur e lini veglën vetëm qoftë dhe për një kohë
të shkurtër, hiqni gjithmonë kutinë e baterisë.
Vegla e pamonitoruar me kutinë e baterisë
të instaluar mund të përdoret nga persona të
paautorizuar dhe të shkaktojë aksidente të rënda.
13. Nëse ndërmjet pajisjes prerëse dhe mbrojtëses
ngecin bar ose degë, fikni gjithmonë veglën
dhe hiqni kutinë e baterisë përpara se ta
pastroni. Përndryshe pajisja prerëse mund të
rrotullohet në mënyrë të paqëllimshme dhe të
shkaktojë lëndim të rëndë.
14. Mos i prekni kurrë pjesët e rrezikshme
lëvizëse përpara se këto pjesë të kenë ndaluar
plotësisht dhe kutia e baterisë të jetë hequr.
15. Nëse pajisja prerëse godet gurë ose objekte të
tjera të forta, fikni menjëherë veglën. Më pas
hiqni kutinë e baterisë dhe inspektoni pajisjen
prerëse.
16. Kontrolloni shpesh pajisjen prerëse gjatë
përdorimit për krisje ose dëmtime. Përpara
inspektimit, hiqni kutinë e baterisë dhe
prisni derisa pajisja prerëse të ketë ndaluar
plotësisht. Zëvendësoni menjëherë pajisjen
prerëse të dëmtuar, qoftë edhe kur ka vetëm
krisje sipërfaqësore.
17. Mos prisni asnjëherë mbi lartësinë e belit.
18. Përpara se të nisni prerje, prisni derisa pajisja
prerëse të arrijë një shpejtësi të qëndrueshme
pas ndezjes së veglës.
19. Kur përdorni disk prerës, rrotulloni veglën në
mënyrë të njëtrajtshme në formë gjysmërrethi
nga e djathta në të majtë, sikur po përdorni një
kosë.
20. Mbajeni veglën vetëm nga dorezat në
sipërfaqet e izoluara, sepse fleta e prerësit
mund të prekë tela të fshehura. Nëse fletët e
prerësit prekin një tel me rrymë, atëherë pjesët
metalike të veglës elektrike mund të elektrizohen
dhe mund të shkaktojnë goditje elektrike te
punëtori.
21. Mos e ndizni veglën kur vegla prerëse ka
ngecur në barin e prerë.
22. Përpara se të ndizni veglën, sigurohuni
që vegla prerëse nuk ka prekur tokën dhe
pengesa të tjera, si p.sh. një pemë.
23. Gjatë përdorimit, mbajeni veglën gjithmonë me
të dyja duart. Mos e mbani kurrë veglën vetëm
me një dorë gjatë përdorimit.
24. Mos e përdorni veglën kur ka mot të keq ose
kur ka rrezik rrufesh.
25. Kur e përdorni veglën në tokë me baltë,
pjerrësi të lagur, ose vend të lagur, kushtojini
kujdes vendosjes së këmbëve.
26. Shmangni punën në mjedise të
papërshtatshme ku përdoruesi mund të lodhet
së tepërmi.
27. Mos e përdorni veglën në mot të keq ku
shikueshmëria është e kufizuar. Nëse nuk
veproni kështu mund të shkaktohet rrëzim ose
funksionim i pasaktë për shkak të shikueshmërisë
së ulët.
28. Mos e zhytni veglën në pellgje.
29. Mos e lini veglën të pamonitoruar përjashta në
shi.
30. Kur në grykën e thithjes (dritarja e ajrosjes)
ngjiten gjethe ose papastërti për shkak të
shiut, hiqini ato.
31. Mos e përdorni veglën në borë.
43 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents