Makita UR013G Instruction Manual page 41

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for UR013G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet që mund të
përdoren për pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh
kuptimin e tyre përpara përdorimit.
Tregoni kujdes dhe vëmendje të veçantë.
Lexoni manualin e përdorimit.
Mbani helmetë, syze dhe mbrojtëse për
veshët.
Mbani doreza mbrojtëse.
Mbani këpucë të forta me shuall që nuk
rrëshqet. Rekomandohen këpucë me
mbrojtje për gishtat e këmbës.
Ruani distancën me të paktën 15 m.
15m(50
)
FT
Rrezik; kini kujdes nga objektet e hedhura.
Kujdes; zmbrapsje
Paralajmërim: Shkëputeni baterinë përpara
mirëmbajtjes.
Paralajmërim: Sipërfaqe e nxehtë. Rrezik
djegiesh. Mos e prekni pjesën metalike
derisa të ftohet.
Vetëm për shtetet e BE-së
Ni-MH
Për shkak të pranisë së komponentëve të
Li-ion
rrezikshëm në pajisje, mbetjet e pajisjeve
elektronike dhe elektrike, akumulatorët dhe
bateritë, mund të kenë ndikim negativ në
mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.
Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe
elektronike ose bateritë me mbetjet
shtëpiake!
Në përputhje me Direktivën Evropiane
për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike, akumulatorët dhe bateritë,
dhe mbetjet e akumulatorëve dhe
baterive, si dhe përfshirjen e saj në ligjin
kombëtar, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike, akumulatorëve dhe baterive,
duhet të mbahen veçmas dhe të dorëzohen
në një pikë grumbullimi të veçantë për
mbetjet komunale, duke vepruar në
përputhje me rregulloret e mbrojtjes së
mjedisit.
Kjo tregohet nga simboli i koshit të
plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje.
Niveli i garantuar i fuqisë së zhurmës sipas
Direktivës së BE-së për Nivelin e Zhurmës
Jashtë.
Niveli i fuqisë së zhurmës sipas
Rregullores së Australisë NSW për
Kontrollin e Zhurmës
Deklaratat e konformitetit
Vetëm për shtetet evropiane
Deklaratat e konformitetit përfshihen në Shtojcën A në
këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet
e dhëna me këtë vegël elektrike. Mosndjekja e të
gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të
shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të
rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Udhëzime të rëndësishme sigurie
për veglën
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë dhe udhëzimet.
Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve
mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose
lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për t'iu referuar
në të ardhmen.
Përdorimi i synuar
Kjo vegël është synuar për t'u përdorur vetëm
1.
për prerjen e barit, barishteve, shkurreve dhe
gëmushave. Nuk duhet të përdoret për qëllime
të tjera, si rregullim cepash ose prerje gardhi,
sepse kjo mund të shkaktojë lëndim.
Udhëzime të përgjithshme
Mos lejoni kurrë që vegla të përdoret nga
1.
njerëzit që nuk i njohin këto udhëzime, njerëzit
(përfshirë fëmijët) me aftësi jo të plota fizike,
shqisore ose mendore, ose të cilëve u mungon
përvoja dhe njohuritë për përdorimin e veglës.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
se nuk luajnë me pajisjen.
Përpara se të ndizni veglën, lexoni manualin
2.
e përdorimit për t'u njohur me përdorimin e
veglës.
Mos ia jepni hua veglën një personi, i cili nuk
3.
ka përvojën ose njohuritë e mjaftueshme
për përdorimin e prerësve të shkurreve dhe
prerësve me fije.
Kur ta jepni hua veglën, bashkë me të jepni
4.
gjithmonë këtë manual përdorimi.
Përdoreni veglën me kujdesin dhe vëmendjen
5.
maksimale.
41 SHQIP
Lexoni të gjitha

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents