Saeco SM6685/00 User Manual page 425

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 6
Caktimi i fortësisë së ujit
Për një performancë optimale dhe për një jetëgjatësi më të madhe të makinës, ju këshillojmë të
rregulloni cilësimin e fortësisë së ujit sipas nivelit të fortësisë së ujit në rajonin tuaj. Kjo gjithashtu
parandalon nevojën për pastrimin e shpeshtë të çmërsit nga makina. Cilësimi i parazgjedhur për fortësinë e
ujit është 4: ujë i fortë.
Përdorni shiritin për testimin e fortësisë së ujit, i cili gjendet në kuti, për të përcaktuar
fortësinë e ujit në rajonin tuaj:
1 Zhytni shiritin e testimit të fortësisë së ujit brenda në ujin e rubinetit ose mbajeni nën ujin e rubinetit për
1 sekondë (Fig. 10).
2 Prisni 1 minutë. Numri i katrorëve në shiritin e testimit që marrin ngjyrë të kuqe tregojnë fortësinë e ujit
(Fig. 11).
Vendosni makinën në fortësinë e duhur të ujit:
1 Prekni ikonën "Settings" (Cilësime)
hardness" (Fortësinë e ujit).
2 Zgjidhni nivelin e fortësisë së ujit. Numri katrorëve të kuq të zgjedhur në ekran duhet të jetë i njëjtë me
numrin e katrorëve të kuq në shiritin (Fig. 12) e testimit.
3 Pasi të keni vendosur fortësinë e duhur të ujit, prekni ikonën e konfirmimit
Rregullimi i cilësimit të bluarjes
Fortësinë e kafesë mund ta ndryshoni nëpërmjet çelësit për cilësimin e bluarjes brenda enës së kokrrave të
kafesë. Sa më i ulët cilësimi i bluarjes, aq më imët bluhen kokrrat e kafesë dhe aq më e fortë bëhet kafeja.
Mund të zgjidhni ndër 12 cilësime të ndryshme të bluarjes.
Makina është konfiguruar që të përftojë shijen më të mirë nga kokrrat e kafesë. Prandaj, ju këshillojmë që të
rregulloni cilësimet e bluarjes pasi të keni përgatitur 100-150 filxhanë (përafërsisht 1 muaj përdorim).
Diferencën mund ta ndjeni plotësisht pasi të keni përgatitur 2 deri në 3 pije.
Për të parandaluar dëmtimin e bluesit, mos e rrotulloni çelësin për cilësimin e bluarjes më shumë se një
dhëmbëzim çdo herë.
1 Prekni ikonën "Settings" (Cilësimet)
2 Prekni "Grinder" (Bluesin).
3 Shikoni videot ilustruese.
Rikthimi në cilësimet fillestare
Makina ju ofron mundësinë ta riktheni në cilësimet fillestare në çdo moment.
1 Prekni ikonën "Settings (Cilësimet)"
2 Lëvizni nga e majta në të djathtë për të zgjedhur "Factory settings" (Cilësimet fillestare). Konfirmoni duke
trokitur lehtë mbi ikonën e konfirmimit
-
Cilësimet u rikthyen.
Cilësimet e mëposhtme janë rikthyer në gjendjen fillestare: fortësia e ujit, koha e gatishmërisë, ndriçimi i
ekranit, tingujt, ndriçimi i përparmë, profilet, masa/njësitë, cilësimet e ekranit bazë, kredencialet e Wi-Fi,
preferencat e përditësimit të softuerit, kredencialet e "Saeco", kredencialet e "Amazon".
Filtri i ujit "AquaClean"
Makina juaj është e pajisur me "AquaClean". Ju mund ta vendosni filtrin e ujit "AquaClean" në depozitën e
ujit për të ruajtur shijen e kafesë. Ai gjithashtu ul nevojën për pastrimin e çmërsit duke pakësuar gëlqeren e
dhe rrëshqisni nga e majta në të djathtë për të zgjedhur "Water
në menynë kryesore.
.
.
Shqip
për ta konfirmuar.
425

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Granaroma deluxe

Table of Contents