Makita PF400MP Original Instruction Manual page 174

Pump attachment
Hide thumbs Also See for PF400MP:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Montimi i tubit bashkues
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë që tubi i
aksesorit të jetë i siguruar pas instalimit. Instalimi
i gabuar mund të bëjë që aksesori të bjerë nga njësia
elektrike dhe të shkaktojë lëndim të personit.
Montojeni tubin bashkues te njësia elektrike.
1.
Hiqni kapakun nga fundi i tubit.
► Fig.6: 1. Tubi 2. Kapaku
VINI RE:
Mos e hidhni kapakun sepse nevojitet
për ruajtjen e aksesorit.
2.
Rrotullojeni levën drejt aksesorit.
► Fig.7: 1. Leva
3.
Bashkërenditni kunjin me shenjën e shigjetës në
njësinë elektrike. Futeni tubin derisa butoni i lëshimit të
kërcejë jashtë.
Sigurohuni që vija e pozicionit në majë të shigjetës
në njësinë elektrike, shenja e shigjetës në njësinë
elektrike dhe shenja e shigjetës në tub të jenë përballë
njëra-tjetrës.
► Fig.8: 1. Butoni i lëshimit 2. Shenja e shigjetës në
njësinë elektrike 3. Kunji 4. Vija e pozicionit
5. Shenja e shigjetës në tub
4.
Lëvizeni levën drejt njësisë elektrike.
► Fig.9: 1. Leva
Sigurohuni që sipërfaqja e levës të jetë paralele me
tubin.
VINI RE:
Mos e shtrëngoni levën pa pasur të
futur tubin e aksesorit. Ndryshe, leva mund ta
shtrëngojë hyrjen e boshtit të transmisionit më shumë
se sa duhet dhe mund ta dëmtojë.
Për ta hequr tubin, rrotullojeni levën drejt aksesorit
dhe nxirreni tubin ndërsa shtypni për poshtë butonin e
lëshimit.
► Fig.10: 1. Butoni i lëshimit 2. Leva 3. Tubi
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
masat paraprake në kapitullin "PARALAJMËRIME
SIGURIE" dhe në manualin e përdorimit të njësisë
elektrike.
KUJDES:
Mos e përdorni makinerinë pa e
montuar zorrën tek aksesori i pompës.
KUJDES:
Kur e përdorni makinerinë,
sigurohuni ta fiksoni zorrën. Zorra mund të
fshikullojë për shkak të trysnisë së shkarkimit.
KUJDES:
Përpara përdorimit, rregulloni
pozicionin e varëses dhe të rripat e krahut në
pozicionin që ju përshtatet.
Ndiqni paralajmërimet dhe
VINI RE:
Mos pomponi ujë me përmbajtje të lartë
lëndësh të ngurta apo ujë deti.
VINI RE:
Mos pomponi ujë që tejkalon 40 °C.
VINI RE:
Shkarkojeni ujin nga zorra pas punës.
VINI RE:
Kur e lëvizni makinerinë ose i ndryshoni
pozicionin e punës, sigurohuni ta fikni dhe t'i
mbani zorrën. Nëse e lëvizni pa i mbajtur zorrën,
makineria mund të dëmtohet.
VINI RE:
Pas pompimit të ujërave të zeza,
pomponi ujë të freskët për të larguar papastërtitë
e ngjitura në hyrjen e ujit dhe brenda zorrës.
VINI RE:
Mos e vendosni makinerinë përtokë kur
është e ndezur. Mund të hyjë rërë ose pluhur nga vrima
e hyrjes së ujit dhe të shkaktojë avari ose lëndim.
Montimi i zorrës
VINI RE:
Kur montoni apo hiqni zorrën, bëni
kujdes të mos spërkatni operatorin apo njësinë
elektrike me ujin brenda zorrës.
Montojeni zorrën në vrimën e daljes së ujit dhe fiksojeni me morsën e
zorrës. Shtrëngojeni mirë me kaçavidë vidën e morsës së zorrës.
► Fig.11: 1. Vida
SHËNIM: Zorra që mund të montohet në vrimën e
daljes së ujit është si më poshtë:
Diametri i brendshëm i zorrës është 25 mm.
Diametri i jashtëm i zorrës është 33 mm ose më pak.
Pompimi
Mbajeni makinerinë fort me të dyja duart dhe kryeni pompimin.
► Fig.12
SHËNIM: Pompimi mund të nisë nga niveli i ujit prej
afro 20 mm dhe mund të kryhet deri në nivelin e ujit të
mbetur prej afro 10 mm.
Kur e përdorni aksesorin e zorrës në terren me baltë
apo rërë, vendosni tulla apo materiale të tjera dhe
përdoreni aksesorin e pompës mbi to.
► Fig.13
SHËNIM: Kini parasysh se pompimi i sasive të
mëdha të ujit që përmbajnë grimca të imëta, si p.sh.
sedimente, do ta shkurtojë jetëgjatësinë e aksesorit
të pompës.
VINI RE:
Mos e futni aksesorin e pompës më
thellë se shenja e kufizimit në tub. Përndryshe
mund t'i shkaktoni avari makinerisë.
► Fig.14: 1. Shenja e kufizimit
SHËNIM: Nëse dalja e zorrës është në ujë, kini
parasysh se uji do të qarkullojë mbrapsht kur të
ndalojë pompimi.
► Fig.15
SHËNIM: Nëse pozicioni i daljes së zorrës është më
i ulët se sipërfaqja e ujit, kini parasysh nga dalja do të
vazhdojë të rrjedhë ujë pas ndalimit të pompimit.
► Fig.16
174 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

0088381777070

Table of Contents