Makita 6305 Instruction Manual page 14

Hide thumbs Also See for 6305:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi ose heqja e puntos së
shpimit
► Fig.4: 1. Punto 2. Mandrino 3. Çelësi i mandrinos
Vendosni punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni
mandrinën me dorë. Vendosni çelësin e shtrëngimit
në secilën nga tre vrimat dhe shtrëngojeni në drejtim
orar. Sigurohuni të shtrëngoni të tre vrimat e mandrinës
njësoj.
Për të hequr punton, ktheni çelësin e shtrëngimit në
drejtimin kundërorar vetëm në një vrimë, më pas lirojeni
mandrinën me dorë.
Pasi të keni përdorur çelësin e shtrëngimit, sigurohuni
që ta ktheni në pozicionin fillestar.
Matësi i thellësisë
► Fig.5: 1. Matësi i thellësisë 2. Mbajtësja e bllokuesit
3. Formë konkave 4. Formë konvekse
5. Mbajtëse anësore (dorezë ndihmëse)
Matësi i thellësisë shërben për të shpuar vrima me
thellësi të njëtrajtshme.
Lironi mbajtësen anësore dhe hiqeni atë. Përshtatni
formën konvekse mbi mbajtësen e bllokuesit në formën
konkave mbi folenë e veglës. Fusni mbajtësen anësore
në mbajtësen e bllokuesit dhe vidhosni mbajtësen
anësore.
Fusni matësin e thellësisë në vrimën e mbajtëses së
bllokuesit. Rregulloni matësin e thellësisë në thellësinë
e dëshiruar dhe më pas shtrëngoni mbajtësen anësore.
► Fig.6: 1. Mbajtëse anësore (dorezë ndihmëse)
2. Matësi i thellësisë
Montimi i mbajtëses anësore
(aksesor opsional)
► Fig.7: 1. Matësi i thellësisë 2. Pjesët e dala
3. Dhëmbët 4. Mbajtëse anësore (dorezë
ndihmëse)
Vendosni grupin e mbajtëses anësore në mënyrë që
dhëmbët mbi mbajtëse të futen ndërmjet pjesëve të
dala mbi folenë e veglës.
Më pas shtrëngoni mbajtësen duke e rrotulluar në
drejtim orar në pozicionin e dëshiruar. Ajo mund të
rrotullohet 360° që të sigurohet në çdo pozicion.
SHËNIM:
Matësi i thellësisë nuk mund të përdoret në
pozicionin ku matësi i thellësisë godet trupin e
veglës.
PËRDORIMI
Mbajtja e veglës
► Fig.8
► Fig.9
Kur shponi një vrimë të madhe me sharrë për vrima,
etj., mbajtësja anësore (doreza ndihmëse) duhet të
përdoret si mbrojtëse për të ruajtur kontrollin e veglës.
Kapni fort dorezën e pasme dhe dorezën e përparme
kur ndizni ose fikni veglën, sepse ka një reagim fillimi
dhe përfundimi.
Kur veprimi i shpimit bëhet përpara (në drejtim
orar), vegla duhet të mbahet fort për të parandaluar
reagimin me drejtim kundërorar nëse puntoja ngec
diku. Gjatë punimit mbrapsht, mbajeni fort veglën për
të parandaluar reagimin në drejtim orar. Nëse punoja
duhet të hiqet nga një vrimë e shpuar pjesërisht,
sigurohuni që veglën ta keni kapur mirë përpara se të
kryeni procedurën mbrapsht.
Funksionimi i shpimit
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq punton në
objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e puntos kur bëni një vrimë,
bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në vendin ku do të
shpohet. Pastaj në vendin e shënuar vendosni punton
dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
KUJDES:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës
dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt
të objektit mbi vegël/majë ushtrohet një forcë
e madhe përdredhëse. Mbajeni veglën fort
dhe bëni kujdes kur puntoja fillon të depërtojë
përmes objektit që po punohet.
Një punto e ngecur mund të hiqet thjesht duke
vendosur çelësin e ndryshimit në rrotullimin
e anasjelltë për ta nxjerrë jashtë. Megjithatë,
vegla mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani
fort.
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme
për shtrëngim.
Shmangni shpimin në materiale ku dyshoni se
ndodhen gozhdë të fshehura ose gjëra të tjera
që mund të shtrembërojnë ose thyejnë punton.
14 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents