Makita LS0816F Instruction Manual page 55

Slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS0816F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për një prerje të llojit me kanale, veproni si vijon:
1.
Rregulloni pozicionin e kufirit të poshtëm të
fletës së sharrës së rrumbullakët duke përdorur
vidën rregulluese dhe krahun ndalues për të kufizuar
thellësinë e prerjes së fletës së sharrës së rrumbullakët.
Referojuni seksionit për krahun e ndaluesit.
2.
Pas rregullimit të pozicionit të kufirit të poshtëm të
fletës së sharrës së rrumbullakët, prisni kanale paralele
përgjatë gjerësisë së materialit të punës duke përdorur
prerje me rrëshqitje (shtyrje).
► Fig.48: 1. Pritini kanalet me fletën e sharrës
3.
Hiqeni pjesën e materialit të punës të mbetur
ndërmjet kanaleve me anë të një dalte.
Transportimi i veglës
Përpara transportimit të veglës, sigurohuni ta hiqni
nga korrenti dhe që t'i sigurohen të gjitha pjesët e
lëvizshme. Gjithmonë kontrolloni sa më poshtë:
Vegla është hequr nga priza.
Shasia ndodhet në pozicion këndi prerjeje të
pjerrët 0° dhe është e siguruar.
Shasia është ulur dhe bllokuar.
Shasia rrëshqitet drejt jush plotësisht dhe e kyçur.
Baza e rrotullimit ndodhet në pozicionin e plotë të
djathtë të këndit të prerjes me kënd dhe është e
siguruar.
Mbajeni veglën duke mbajtur dorezën e transportit dhe
njërën anë të bazës së veglës ose duke mbajtur të dyja
anët e bazës së veglës.
► Fig.49
► Fig.50
PARALAJMËRIM:
ngritjen e shasisë shërben vetëm për qëllime
transportimi, ruajtjeje dhe rregullimi, dhe jo për
prerje. Përdorimi i kunjit ndalues për prerje mund
të shkaktojë lëvizje të papritura të fletës së sharrës
së rrumbullakët dhe të rezultojë në zmbrapsje dhe
lëndim të rëndë personal.
KUJDES:
Sigurojini gjithmonë të gjitha
pjesët lëvizëse para se të transportoni veglën.
Nëse pjesë të veglës lëvizin ose rrëshqasin gjatë
transportimit, mund të ndodhë humbja e kontrollit ose
e ekuilibrit, duke shkaktuar lëndim personal.
KUJDES:
Sigurohuni që ngritja e shasisë
të jetë bllokuar siç duhet në fund të saj me anë
të kunjit të ndaluesit. Nëse kunji e ndaluesit nuk
vendoset siç duhet, shasia mund të kërcejë lart
papritur dhe të shkaktojë lëndim të personit.
Kunji ndalues për
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
që vegla të jetë fikur dhe të jetë hequr nga
korrenti përpara se të kryeni inspektimin apo
mirëmbajtjen. Nëse vegla nuk fiket dhe nuk hiqet
nga priza, ndezja aksidentale e veglës mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal.
PARALAJMËRIM:
fleta e sharrës të jetë e mprehtë dhe e pastër për
një punë sa më të mirë dhe të sigurt. Përpjekja
për të prerë me fletë sharre të pamprehtë dhe/ose të
papastër mund të shkaktojë zmbrapsje dhe lëndime
të rënda.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Rregullimi i këndit të prerjes
Vegla është rregulluar dhe pjesët janë bashkërenditur
me kujdes në fabrikë, por përdorimi i pakujdesshëm
mund të dëmtojë bashkërenditjen e pjesëve. Nëse
pjesët e veglës nuk janë bashkërenditur siç duhet,
veproni si më poshtë:
Këndi i prerjes me kënd
1.
Bllokoni shasinë në pozicionin e ulur me kunjin
e ndaluesit. Shtyni shasinë drejt rigës udhëzuese dhe
shtrëngoni vidën me veshë për ta fiksuar shasinë.
2.
Vendoseni bazën e rrotullimit në pozicionin 0°
duke përdorur funksionin e ndalimit pozitiv. (Lëreni siç
është nëse treguesi nuk tregon në 0°.)
3.
Lironi bulonat me fole hekzagonale që shtrëngojnë
rigën udhëzuese me anë të çelësit fiso hekzagonal.
► Fig.51: 1. Kunji i ndaluesit 2. Vida me veshë
3. Bulonat hekzagonalë
4.
Formoni këndin e drejtë midis fletës së sharrës
dhe pjesës së përparme të rigës udhëzuese duke
përdorur një vizore trekëndore ose skuadër. Më pas,
shtrëngoni bulonat hekzagonalë në rigën udhëzuese në
mënyrë të sigurt me radhën nga ana e djathtë.
► Fig.52: 1. Riga udhëzuese 2. Vizorja trekëndore
5.
Nëse treguesi nuk tregon 0°, lironi vidën që
siguron treguesin dhe rregullojeni treguesin në mënyrë
që të tregojë 0°.
► Fig.53: 1. Vida 2. Treguesi 3. Shkalla e prerjes me
kënd
55 SHQIP
Sigurohuni gjithnjë
Sigurohuni gjithmonë që

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents