Makita LS1219 Instruction Manual page 58

Slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS1219:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Prerja me kënd të pjerrët
PARALAJMËRIM:
për prerje të pjerrët, sigurohuni që shasia dhe
fleta të kenë lëvizje të lirë gjatë gjithë vijës së
prerjes së synuar përpara se ta përdorni veglën.
Ndërprerja e lëvizjes së shasisë ose të fletës gjatë
prerjes mund të shkaktojë zmbrapsje dhe lëndim të
rëndë personal.
PARALAJMËRIM:
me kënd të pjerrët, mbajini duart larg rrugës së
diskut. Këndi i diskut mund ta ngatërrojë përdoruesin
për sa i përket rrugës së vërtetë të diskut dhe kontakti
me diskun shkakton lëndim të rëndë personal
PARALAJMËRIM:
derisa të ketë ndaluar plotësisht. Gjatë prerjes
me kënd të pjerrët, copa e prerë mund të mbetet te
disku. Nëse disku ngrihet ndërkohë që është duke u
rrotulluar, copa e prerë mund të shkëputet nga disku
duke shkaktuar copëtimin e materialit, gjë e cila mund
të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Gjatë shtypjes së dorezës për poshtë,
VINI RE:
ushtroni forcë paralelisht te fleta. Nëse ushtrohet
forcë pingule mbi bazën e rrotullimit ose nëse drejtimi
i forcës së ushtruar ndryshohet gjatë prerjes, saktësia
e prerjes do të zvogëlohet.
► Fig.45
1.
Hiqeni rigën e sipërme në anën që do ta anoni
shasinë.
2.
Zhbllokoni kunjin ndalues.
3.
Rregulloni këndin e prerjes së pjerrët sipas
procedurës së shpjeguar në seksionin "Rregullimi
i këndit të prerjes së pjerrët". Më pas, shtrëngojeni
çelësin rrotullues.
4.
Siguroni materialin e punës me një morsë.
5.
Tërhiqeni shasinë plotësisht drejt vetes.
6.
Ndizeni veglën pa e prekur materialin me disk dhe
prisni derisa disku të marrë shpejtësi të plotë.
7.
Ulni ngadalë dorezën deri në pozicionin plotësisht
të ulur ndërkohë që ushtroni forcë paralelisht te disku
dhe shtyjeni shasinë drejt rigës udhëzuese për të
prerë materialin e punës.
8.
Kur prerja të përfundojë, fikni veglën dhe prisni
derisa disku të ketë ndaluar plotësisht përpara se ta
ktheni diskun plotësisht në pozicionin e ngritur.
Prerja e përbërë
Prerja e përbërë është procesi në të cilin këndi i prerjes
së pjerrët formohet njëkohësisht gjatë prerjes me kënd
në materialin e punës. Prerja e përbërë mund të kryhet
në këndin e treguar në tabelë.
Këndi i prerjes me kënd
Majtas dhe djathtas 0° - 45°
Gjatë kryerjes së prerjes së përbërë, drejtojuni
shpjegimeve te "Prerja me copa", "Prerja me rrëshqitje
(shtyrje)", "Prerja me kënd" dhe "Prerja me kënd të
pjerrët"
Pasi ta keni caktuar fletën
Ndërkohë që bëni prerje
Disku nuk duhet të ngrihet
Këndi i prerjes së pjerrët
Majtas dhe djathtas 0° - 45°
Prerja e plinteve
Sigurohuni që të përdorni morsën
KUJDES:
horizontale (aksesor opsional) kur pritni plintën.
Kur pritni material pune me trashësi
KUJDES:
20 mm ose më të hollë, sigurohuni që të përdorni
një bllok distancatori për të siguruar materialin e
punës.
Kur pritni plintë në kënd prerjeje me kënd 45°, aktivizoni
levën e ndaluesit për të mos lejuar që kutia e fletës
të kontaktojë me plintën. Kjo do të ruajë distancën
mes plintës dhe kutisë së fletës kur shasia të shtyhet
plotësisht përpara.
Referojuni SPECIFIKIMEVE për kapacitetin e prerjes
së plinteve.
► Fig.46: 1. Leva e ndaluesit 2. Blloku i distancatorit
3. Morsa horizontale
Prerja e profileve të pjesëve skajore
dhe të mysëta
Profilet e pjesëve skajore dhe të mysëta mund të priten
në një sharrë të përbërë për prerje me kënd me profilet
të shtrira në bazën e rrotullimit.
Ekzistojnë dy lloje të zakonshme profilesh të pjesëve
skajore dhe një lloj profili i pjesëve të mysëta; profili i
pjesëve skajore në kënd muri 52/38°, profili i pjesëve
skajore në kënd muri 45° dhe profili i pjesëve të mysëta
në kënd muri 45°.
► Fig.47: 1. Profili i pjesës skajore 52/38° 2. Profili
i pjesës skajore 45° 3. Profili i pjesës së
mysët 45°
Ekzistojnë dy lidhje të pjesëve skajore dhe të pjesëve
të mysëta, të cilat bëhen për të përshtatur këndet 90°
"nga brenda" ((a) dhe (b) në figurë) dhe këndet 90° "nga
jashtë" ((c) dhe (d) në figurë).
1. Këndi i brendshëm 2. Këndi i jashtëm
58 ALBANIAN
(a) (b)
(c) (d)
1
2

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ls1219l

Table of Contents