Makita LS1219 Instruction Manual page 53

Slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS1219:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Me veglën të hequr nga priza, rrotulloni fletën me dorë
ndërkohë që mbani dorezën të ulur poshtë fare që të
siguroheni që fleta të mos prekë asnjë pjesë të bazës
së poshtme. Rregullojeni pak, nëse është nevoja.
Pas rregullimit, kthejeni gjithmonë levën e ndaluesit në
pozicionin fillestar.
PARALAJMËRIM:
një fletë të re me veglën të hequr nga priza,
sigurohuni gjithmonë që fleta të mos të prekë
asnjë pjesë të bazës së poshtme kur doreza ulet
plotësisht. Nëse fleta prek bazën mund të shkaktojë
zmbrapsje dhe të çojë në lëndime personale serioze.
Krahu i ndaluesit
Pozicioni i kufirit të poshtëm të fletës mund të
rregullohet lehtësisht me anë të krahut të ndaluesit. Për
ta rregulluar, rrotullojeni krahun e ndaluesit në drejtim
të shigjetës siç tregohet në figurë. Rrotullojeni vidën
rregulluese në mënyrë të tillë që fleta të ndalojë në
pozicionin e dëshiruar kur doreza ulet plotësisht.
► Fig.15: 1. Krahu i ndaluesit 2. Vida rregulluese
Rregullimi i këndit të prerjes me
kënd
KUJDES:
Pasi të keni ndryshuar këndin e
prerjes me kënd, gjithmonë siguroni bazën e
rrotullimit duke shtrënguar fort dorezën.
Kur rrotulloni bazën e rrotullimit,
VINI RE:
sigurohuni që të ngrini dorezën plotësisht.
► Fig.16: 1. Leva e bllokimit 2. Mbajtësja 3. Leva e
lirimit 4. Treguesi
Rrotulloni në drejtim të kundërt të akrepave të
orës dorezën për të zhbllokuar bazën e rrotullimit.
Rrotullojeni dorezën ndërsa mbani poshtë levën
e bllokimit për të lëvizur bazën e rrotullimit.
Bashkërenditni treguesin me këndin e dëshiruar në
shkallë, më pas shtrëngoni dorezën.
SHËNIM: Nëse shtypni levën e lirimit, mund ta lëvizni
bazën e rrotullimit pa mbajtur poshtë levën e bllokimit.
Shtrëngoni dorezën në pozicionin e dëshiruar.
Kjo sharrë për prerje të pjerrët përmban funksion
ndalimi pozitiv. Mund ta vendosni me shpejtësi këndin
e djathtë/majtë të prerjes me kënd 0°, 15°, 22,5°, 31,6°,
45°, dhe 60°. Për të përdorur këtë funksion, lëvizeni
bazën e rrotullimit pranë këndit të dëshiruar pozitiv të
ndalimit ndërsa mbani shtypur levën e bllokimit. Më pas
lirojeni levën e bllokimit dhe lëvizeni bazën e rrotullimit
përpara derisa baza e rrotullimit të bllokohet.
Pasi të keni instaluar
Rregullimi i këndit të prerjes së
pjerrët
Gjithmonë hiqeni mbrojtësen e sipërme
VINI RE:
dhe morsën vertikale përpara se të rregulloni
këndin e prerjes së pjerrët.
Kur ndryshoni këndet e prerjes së
VINI RE:
pjerrët, sigurohuni që të keni pozicionuar siç
duhet dërrasat me kanale siç shpjegohet në
seksionin "Dërrasat me kanale".
Sigurohuni që ta ngrini dorezën
VINI RE:
plotësisht gjatë animit të fletës së sharrës.
Mos e shtrëngoni shumë dorezën.
VINI RE:
Duke vepruar kështu mund të shkaktohet
keqfunksionim i mekanizmit të bllokimit të këndit
të prerjes.
1.
Rrotulloni çelësin rrotullues në shufrën me
rrëshqitje në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
► Fig.17: 1. Çelësi rrotullues
2.
Tërhiqni dhe rrotulloni levën kapëse në pozicionin
siç ilustrohet.
► Fig.18: 1. Leva kapëse
3.
Puthitni treguesin me këndin e dëshiruar në
shkallë duke lëvizur shasinë, më pas shtrëngoni çelësin
rrotullues.
► Fig.19: 1. Shkalla e këndit të prerjes së pjerrët
2. Treguesi
Për të anuar shasinë djathtas, anojeni shasinë edhe
pak majtas dhe më pas anojeni djathtas ndërsa shtypni
poshtë butonin e lirimit.
► Fig.20: 1. Butoni i lirimit
Nëse kryeni prerje të pjerrët më të madhe se 45°,
lëvizeni shasinë ndërsa rrëshqisni levën e lirimit drejt
pjesës së përparme të veglës. Ju mund të kryeni prerje
të pjerrët deri në 48°.
► Fig.21: 1. Leva e lirimit
Kjo sharrë për prerje të pjerrët përmban funksion
ndalimi pozitiv. Ju mund ta vendosni këndin 22,5°
dhe 33,9° me shpejtësi si në të djathtë ashtu edhe në
të majtë. Vendoseni levën kapëse në pozicionin siç
ilustrohet dhe anoni shasinë. Për të ndërruar këndin,
tërhiqeni levën kapëse dhe anoni shasinë.
► Fig.22: 1. Leva kapëse
KUJDES:
Pasi të ndryshoni këndin e prerjes
së pjerrët, gjithmonë sigurojeni çelësin rrotullues.
Bllokimi me rrëshqitje
Për të bllokuar lëvizjen rrëshqitëse të shasisë, shtyjeni
shasinë drejt rigës udhëzuese derisa të ndalojë.
Tërhiqeni kunjin ndalues dhe rrotullojeni 90°.
► Fig.23: 1. Pozicioni i zhbllokuar 2. Pozicioni i
bllokuar 3. Kunji ndalues
53 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ls1219l

Table of Contents