Simboli I Koshit Me Rrota Shënuar Me Kryq; Informacionet Për Baterinë Dhe Karikuesin - Nokia TA-1063 User Manual

Hide thumbs Also See for TA-1063:
Table of Contents

Advertisement

Nokia 3.1 Udhëzues Përdorues
Gjithmonë kthejini produktet tuaja elektronike të përdorura, bateritë dhe materialet e
paketimit në pika grumbullimi të posaçme. Në këtë mënyrë ju ndihmoni në parandalimin
e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave dhe nxitni riciklimin e materialeve. Produktet
elektrike dhe elektronike përmbajnë shumë materiale të vlefshme, duke përfshirë metale (si
bakër, alumin, çelik dhe magnez) dhe metale të çmuara (si ar, argjend dhe paladium). Të gjitha
materialet e pajisjes mund të rikuperohen si materiale dhe energji.
SIMBOLI I KOSHIT ME RROTA SHËNUAR ME KRYQ
Simboli i koshit me rrota shënuar me kryq
Simboli i koshit me rrota, i shënuar me kryq në produktin tuaj, në bateri, në udhëzues ose
në paketim, ju kujton se të gjitha produktet elektrike dhe elektronike dhe bateritë duhet të
dërgohen në një pikë të veçantë grumbullimi kur dalin jashtë përdorimit. Mos i hidhni këto
produkte si mbetje të paveçuara urbane: çojini ato për riciklim. Për informacione mbi pikën më
të afërt të riciklimit, kontaktoni me autoritetin lokal për mbetjet.
INFORMACIONET PËR BATERINË DHE KARIKUESIN
Informacione për baterinë dhe karikuesin
Për të kontrolluar nëse telefoni juaj ka një bateri të heqshme apo të paheqshme, shikoni
udhëzuesin e fillimit.
Pajisjet me bateri të heqshme Përdoreni pajisjen tuaj vetëm me një bateri origjinale të
rikarikueshme. Bateria mund të karikohet dhe shkarkohet qindra herë, por me kalimin e kohës
ajo do të konsumohet. Kur kohëzgjatja e telefonatave dhe e gjendjes së gatishmërisë është
dukshëm më e shkurtër se normalisht, zëvendësoni baterinë.
Pajisjet me bateri të paheqshme Mos u përpiqni ta hiqni baterinë, pasi mund të dëmtoni
pajisjen. Bateria mund të karikohet dhe shkarkohet qindra herë, por me kalimin e kohës ajo do
të konsumohet. Kur kohëzgjatja e telefonatave dhe e gjendjes së gatishmërisë është dukshëm
më e shkurtër se normalisht, për të zëvendësuar baterinë, dërgojeni atë në pikën më të afërt të
autorizuar të shërbimit.
Karikojeni pajisjen tuaj me një karikues të përputhshëm. Lloji i spinës së karikuesit mund të
ndryshojë. Koha e karikimit mund të ndryshojë në varësi të kapacitetit të pajisjes.
© 2023 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
57

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ta-1049Ta-10573.1Ta-1070Ta-1074

Table of Contents