Riciklimi; Simboli I Koshit Me Rrota Shënuar Me Kryq; Informacionet Për Baterinë Dhe Karikuesin - Nokia 7.2 User Manual

Hide thumbs Also See for 7.2:
Table of Contents

Advertisement

Nokia 7.2 Udhëzuesi i përdorimit

RICIKLIMI

Gjithmonë kthejini produktet tuaja elektronike të përdorura, bateritë dhe materialet e
paketimit në pika grumbullimi të posaçme. Në këtë mënyrë ju ndihmoni në parandalimin
e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave dhe nxitni riciklimin e materialeve. Produktet
elektrike dhe elektronike përmbajnë shumë materiale të vlefshme, duke përfshirë metale (si
bakër, alumin, çelik dhe magnez) dhe metale të çmuara (si ar, argjend dhe paladium). Të gjitha
materialet e pajisjes mund të rikuperohen si materiale dhe energji.
SIMBOLI I KOSHIT ME RROTA SHËNUAR ME KRYQ
Simboli i koshit me rrota shënuar me kryq
Simboli i koshit me rrota, i shënuar me kryq në produktin tuaj, në bateri, në udhëzues
ose në paketim, ju kujton se të gjitha produktet elektrike dhe elektronike dhe bateritë
duhet të dërgohen në një pikë të veçantë grumbullimi kur dalin jashtë përdorimit. Mos
harroni të hiqni të dhënat personale nga pajisja në fillim. Mos i hidhni këto produkte si
mbetje të paveçuara urbane: çojini ato për riciklim. Për informacione për pikën më të
afërt të riciklimit, kontaktoni me autoritetet lokale për mbetjet ose lexoni në lidhje me
programin e rimbledhjes të kompanisë HMD dhe disponueshmërinë e tij në shtetin tuaj në
www.nokia.com/phones/support/topics/recycle.
INFORMACIONET PËR BATERINË DHE KARIKUESIN
Informacione për baterinë dhe karikuesin
Për të kontrolluar nëse telefoni juaj ka një bateri të heqshme apo të paheqshme, shikoni
udhëzuesin e printuar.
© 2023 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
51

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents