Makita TD110D Instruction Manual page 16

Hide thumbs Also See for TD110D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES: Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES: Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
Sistemi i mbrojtjes së baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e
baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në
motor për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë.
Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse
vegla dhe/ose bateria janë vendosur sipas një prej
kushteve të mëposhtme:
I mbingarkuar:
Vegla përdoret në një mënyrë që e bën atë të marrë
rrymë të lartë anormale.
Në këtë rast, lëshoni këmbëzën e çelësit në vegël
dhe ndaloni përdorimin që shkaktoi mbingarkesën e
veglës. Më pas, tërhiqni sërish këmbëzën e çelësit për
ta rindezur.
Nëse vegla nuk ndizet, bateria është mbinxehur. Nëse
ndodh kjo, lëreni baterinë të ftohet përpara se ta tërhiqni
sërish këmbëzën e çelësit.
Tension i ulët i baterisë:
Kapaciteti i mbetur i baterisë është shumë i ulët dhe
vegla nuk do të punojë. Nëse tërhiqni këmbëzën e
çelësit, motori ndizet sërish, por fiket shpejt. Në këtë
situatë, hiqni dhe ngarkoni baterinë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kutitë e baterisë me "B" në fund të numrit të
modelit
►Fig.2: 1. Llambat treguese
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Veprimi i ndërrimit
►Fig.3: 1. Çelësi
16
ALBANIAN
2. Butoni i kontrollit
Kapaciteti i
mbetur
Fikur
75% deri 100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
KUJDES: Përpara se ta vendosni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë
në këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta fikur.
Ndezja e llambës së përparme
►Fig.4: 1. Llamba
KUJDES: Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba
vazhdon të ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Llamba
fiket afërsisht pas 10 sekondash pas lëshimit të
këmbëzës së çelësit.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
►Fig.5: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
KUJDES: Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES: Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm
pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi i
drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
KUJDES: Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni
gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit në
pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
MONTIMI
KUJDES: Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë
e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara
se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Instalimi ose heqja e majës së
kaçavidës / majës së çelësit
Aksesorë opsionalë
►Fig.6
Përdorni vetëm maja kaçavide/çelësi që kanë pjesën që
mund të futet siç tregohet në figurë. Mos përdorni asnjë
majë tjetër kaçavide/çelësi.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents