Makita 9403 Instruction Manual page 12

Hide thumbs Also See for 9403:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e
mbushur, hiqeni qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni
mbërthyesin. Boshatiseni qesen e pluhurit duke e
goditur lehtë që të hiqni grimcat që janë ngjitur nga
brenda, të cilat mund të vështirësojnë mbledhjen e
mëtejshme të pluhurit.
► Fig.6: 1. Mbërthyesi
SHËNIM:
Nëse e lidhni këtë vegël me një fshesë me
korrent Makita, puna e kryer mund të rezultojë
më efikase dhe më e pastër.
Pllaka e karbonçinave
► Fig.7: 1. Pllaka prej çeliku 2. Pllaka e karbonçinave
3. Rondele mbërthyese
Për një smerilim më efikas dhe për ta ndihmuar rripin që
të mos nxehet, instaloni një pllakë opsionale karbonçine
në pllakën e çelikut gjatë kohës që smeriloni dru të fortë
ose çelik.
Lidhja me fshesën me korrent
Makita
Një smerilim më i pastër mund të kryhet duke e lidhur
smeriluesin me rrip me një fshesë me korrent Makita.
Kur e lidhni me fshesën me korrent Makita, nevojitet një
tub opsional me diametër të brendshëm 28 mm.
PËRDORIMI
Punime smerilimi
KUJDES:
Vegla nuk duhet të jetë në kontakt me
sipërfaqen e materialit të punës kur ju e ndizni
ose e fikni veglën. Përndryshe mund të keni
një smerilim përfundimtar të dobët ose mund të
dëmtohet rripi.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën
dhe prisni derisa ajo të marrë shpejtësinë e plotë. Më
pas vendoseni veglën me ngadalë në sipërfaqen e
materialit. Mbajeni rripin ngjitur rrafsh me materialin e
punës gjatë gjithë kohës dhe lëvizeni veglën përpara
dhe mbrapa.
Asnjëherë mos e sforconi veglën. Pesha e veglës jep
presionin e duhur. Presioni i tepërt mund të shkaktojë
ndalimin, mbinxehjen e motorit, djegien e materialit të
punës dhe zmbrapsje të mundshme.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
► Fig.8: 1. Shenja kufizuese
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën
e kufizimit. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të
hyjnë lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat
duhen zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
► Fig.9: 1. Kaçavida 2. Kapaku i mbajtëses së
karboncinave
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Rripat abraziv
Pllaka e karbonçinave
Qese e pluhurit
Tub me diametër të brendshëm 28 mm
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato
mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
12 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents