Makita 7104L Instruction Manual page 14

Hide thumbs Also See for 7104L:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Fiksoni mirë veglën në materialin e punës.
7.
Kontrolloni për gozhdë ose materiale të huaja
8.
dhe hiqini ato nga materiali i punës përpara se
të nisni punën.
Mos e vini veglën në punë kur kapaku i
9.
sigurisë është i hapur.
10. Mos mbani doreza gjatë punës.
Mbajini duart larg pjesëve lëvizëse.
11.
12. Hiqeni veglën nga materiali i punës pas punës
në mënyrë që mos t'ju bjerë dhe të shkaktojë
lëndime.
13. Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos
e tërhiqni me forcë kordonin për ta hequr
nga priza. Mbajeni kordonin larg nxehtësisë,
lubrifikantit, ujit dhe pjesëve të mprehta.
14. TOKËZIMI I DUHUR. Kjo vegël duhet tokëzuar
gjatë përdorimit që të mbrojë përdoruesin nga
shoku elektrik.
15. KORDONËT E ZGJATIMIT. Përdorni vetëm
kordonë zgjatimi me tre tela që kanë spinë
tokëzimi të llojit me tre degëzimi, dhe
priza treshe që pranojnë spinën e veglës.
Zëvendësoni ose riparoni menjëherë kordonët
e dëmtuar ose të konsumuar.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo
t'i kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
► Fig.1: 1. Bulon flutur 2. Mbështetësja e pajisjes
fiksuese 3. Ndaluesi
Lironi bulonin me veshë në bllokues. Lëvizeni
bllokuesin në pozicionin e dëshiruar dhe shtrëngoni
bulonin me veshë. Kur të jetë shtrënguar, maja e
bulonit me veshë duhet të prekë sipërfaqen e sheshtë
të shtyllës së bllokuesit. Numrat e treguar në shtyllën e
bllokuesit janë në cm (3 mm për gradim).
Veprimi i ndërrimit
► Fig.2: 1. Butoni i bllokimit 2. Këmbëza e çelësit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi
është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet
në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, ka një
buton zhbllokimi. Për ta ndezur veglën shtypni brenda
butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
Instalimi ose heqja e zinxhirit të
prerësit
► Fig.3: 1. Vida rregulluese 2. Shufra e zinxhirit
3. Kapaku i zinxhirit 4. Buloni hekzagonal
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
e hequr nga priza përpara se ta instaloni ose
hiqni zinxhirin e prerësit.
Mbyllni gjithmonë kapakun e zinxhirit pas
instalimit, heqjes ose rregullimit të zinxhirit të
prerësit.
Për të instaluar zinxhirin e prerësit hapni kapakun
e zinxhirit. Lironi bulonin hekzagonal duke siguruar
shufrën e zinxhirit dhe vidën rregulluese.
Orientoni prerësit në drejtimin që tregon shigjeta në
vegël (drejtimi i rrotullimit). Montoni zinxhirin e prerësit
në fillim në rrotën e dhëmbëzuar dhe më pas në shufrën
e zinxhirit. Shtrëngoni deri në mes bulonin hekzagonal.
► Fig.4: 1. Shigjeta 2. Rrota udhëzuese 3. Buloni
hekzagonal
Rrotulloni vidën rregulluese për të rritur tendosjen e
zinxhirit të prerësit. Tërhiqni pak mesin e zinxhirit të
prerësit. Kur ka një hapësirë prej afërsisht 5-6 mm
ndërmjet shufrës së zinxhirit dhe zinxhirit të prerësit,
atëherë tendosja e zinxhirit të prerësit është aq sa duhet.
► Fig.5
Pasi të rregulloni tendosjen, shtrëngoni mirë bulonin
hekzagonal për të siguruar shufrën e zinxhirit. Më tej
shtrëngoni pak vidën rregulluese. Mbyllni kapakun e zinxhirit.
Për të hequr zinxhirin e prerësit ndiqni procedurën e
kundërt të instalimit.
Sigurimi i veglës në materialin e
punës
► Fig.6: 1. Leva (A) 2. Leva e morsetës 3. Morseta e pasme
► Fig.7: 1. Doreza vendosëse 2. Morseta e përparme
Lironi levën e morsetës dhe lëvizni nga pas morsetën
e pasme. Vendoseni veglën mbi materialin e punës
në mënyrë që morseta e përparme të prekë anën e
materialit të punës. Shtyni përpara morsetën e pasme
derisa distanca ndërmjet morsetës së pasme dhe
materialit të punës të jetë 3-8 mm. Shtrëngoni levën
e morsetës për të fiksuar morsetën e pasme. Lëvizni
veglën në mënyrë të tillë që simboli "0" në pllakën
treguese të jetë në një drejtim me vijën e prerjes (A).
Shtyni levën (A) poshtë deri në fund për të siguruar
materialin e punës.
Rrotulloni dorezën vendosëse derisa skaji i përparmë i
pllakës treguese ngjyrë të verdhë të jetë bashkërenditur
me vijën prerëse (B).
► Fig.8: 1. Pllaka e treguesit 2. Pllaka treguese 3. Vija
prerëse (A) 4. Vija prerëse (B)
14 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents