Download Print this page

Makita AN635H Instruction Manual page 33

Pneumatic coil nailer
Hide thumbs Also See for AN635H:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
► Fig.24
Përdoreni veglën vetëm për beton të
VINI RE:
butë të ndërtuar jo shumë kohë më parë. Ngulja
e gozhdëve në beton të fortë mund të shkaktojë
përthyerje të gozhdëve ose gozhdim në sipërfaqe të
pamjaftueshme.
Kur depërtohet në beton më të thellë
VINI RE:
se 15 mm (5/8"), gozhdët mund të mos futen
mjaftueshëm.
Prerja e fletëve të lidhura
Gjithmonë shkëputeni tubin e ajrit
KUJDES:
nga vegla përpara se të hiqni fletën e lidhur.
Kur përdorni gozhdë me shirita të lidhur, shiriti i lidhur
do të dalë nga udhëzuesi i grykës ndërsa ngulni
gozhdët. Këputeni fletën e nxjerrë jashtë duke e
rrotulluar siç tregohet në figurë.
► Fig.25: 1. Fleta e lidhur e nxjerrë jashtë
Heqja e gozhdëve të ngecura
Gjithmonë bllokojeni këmbëzën
KUJDES:
duke rrotulluar levën e bllokimit të këmbëzës në
pozicionin e bllokimit
përpara heqjes së gozhdëve të bllokuara. Hiqni
gjithashtu edhe gozhdët nga kaseta përpara se të
pastroni një bllokim.
Shtypeni levën kapëse dhe hapni kanatën. Hapni
1.
kapakun e kasetës dhe hiqni gjerdanin e gozhdëve.
Fusni një shufër të vogël metalike në tytën e
2.
gozhdëve dhe goditeni lehtë me çekiç.
► Fig.26: 1. Shufra metalike 2. Tyta e gozhdëve 3. Çekiçi
Hiqeni gozhdën e ngecur me një kaçavidë të
3.
sheshtë ose një vegël të ngjashme.
► Fig.27
Rivendoseni gjerdanin e gozhdëve dhe mbyllni
4.
kapakun e kasetës dhe kanatën.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Përpara se të përpiqeni të kryeni
ndonjë punim mirëmbajtjeje ose inspektimi,
gjithmonë bllokojeni këmbëzën duke rrotulluar
levën e bllokimit të këmbëzës në pozicionin e
bllokimit
dhe shkëputeni tubin e ajrit nga
vegla.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
VINI RE:
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Pastrimi i veglës
Pluhuri i hekurit që ngjitet në magnet mund të fryhet
tutje duke përdorur një kompresor me ajër.
► Fig.28: 1. Magneti
, dhe shkëputeni tubin
Magazinimi
Kur nuk është në përdorim, shkëputeni tubin. Më pas
mbulojeni pajisjen e ajrit me kapak. Magazinojeni
gozhduesin në një vend të ngrohtë dhe të thatë.
► Fig.29: 1. Kapaku
Mirëmbajtja e kompresorit, grupit të
ajrit dhe tubit të ajrit
Pas përdorimit, zbrazeni gjithnjë depozitën e
kompresorit dhe filtrin e ajrit. Nëse lejohet të hyjë
lagështi në vegël, mund të shkaktojë performancë të
dobët dhe avari të mundshme.
► Fig.30: 1. Rubineti i shkarkimit
► Fig.31: 1. Filtri i ajrit
Kontrolloni rregullisht për të parë nëse ka vaj të
mjaftueshëm pneumatik në vajosës për grupin e ajrit.
Mosvajosja e mjaftueshme do të shkaktojë konsumimin
e shpejtë të unazave hermetizuese.
► Fig.32: 1. Vajosësi 2. Vaji i veglës pneumatike
Mbajeni tubin e ajrit larg nxehtësisë (mbi 60°C, mbi
140°F), larg kimikateve (hollues, acide të forta ose
alkale). Gjithashtu, kalojeni tubin larg pengesave që
mund të bëhen të rrezikshme nëse takohen gjatë
përdorimit. Tubat duhet të drejtohen larg buzëve të
mprehta dhe pjesëve që mund të shkaktojnë dëme apo
gërvishtje të tubit.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
Këta aksesorë ose shtojca
KUJDES:
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Gozhdët
Tubi i ajrit
Syze mbrojtëse
Përshtatësi i hundëzës
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
33 ALBANIAN

Advertisement

loading