Download Print this page

Makita AN635H Instruction Manual page 29

Pneumatic coil nailer
Hide thumbs Also See for AN635H:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërime shtesë për veglat me aftësi aktivizimi
me kontakt
Mos e mbështetni gishtin në këmbëz kur e
1.
ngrini veglën, kur lëvizni mes zonave dhe
pozicioneve të punës ose kur ecni, sepse
gishti i mbështetur mbi këmbëz mund të çojë
në aktivizim pa dashje të veglës. Për veglat me
aktivizim selektiv, gjithmonë kontrolloni veglën
përpara përdorimit për të siguruar se është
zgjedhur regjimi i duhur.
Kjo vegël ka ose aktivizim selektiv për
2.
aktivizimin me kontakt, ose aktivizim me
kontakt të vazhdueshëm përmes selektorëve
të regjimit të aktivizimit ose është vegël
me aktivizim me kontakt ose me kontakt të
vazhdueshëm dhe është shënuar me simbolin
e mësipërm. Qëllimi për të cilin janë prodhuar
është për aplikimet e prodhimit siç janë
paletat, mobiliet, shtëpitë e parafabrikuara,
tapiceritë dhe mbështjelljet.
Nëse kjo vegël përdoret në regjimin e
3.
aktivizimit selektiv, gjithmonë sigurohuni që të
jetë në parametrin e duhur të aktivizimit.
4.
Mos e përdorni këtë vegël për përdorime me
aktivizim me kontakt të tilla si mbyllja e kutive
apo e arkave dhe për montimin e sistemeve të
sigurisë së transportit në trajlerë dhe kamionë.
5.
Tregoni kujdes kur ndryshoni nga një
vendndodhje nguljeje në një tjetër.
Pajisjet e sigurisë
Sigurohuni që punojnë të gjitha sistemet e
1.
sigurisë përpara se të nisni punën. Vegla nuk
duhet të punojë nëse tërhiqet vetëm këmbëza ose
nëse krahu i kontaktit është mbështetur përmbi
dru. Ajo duhet të punojë vetëm kur kryhen të dyja
veprimet. Testoni për funksionim problematik me
kapëse të hequra dhe me shtytësin në pozicion
plotësisht të tërhequr.
Sigurimi i këmbëzës në pozicionin NDEZUR
2.
është tepër i rrezikshëm. Mos u përpiqni kurrë ta
lidhni këmbëzën.
Mos u përpiqni ta mbani shtypur me shirit
3.
ngjitës apo me tel elementin e kontaktit. Mund
të shkaktoni lëndim të rëndë ose vdekje.
4.
Kontrolloni gjithnjë elementin e kontaktit
sipas udhëzimeve në manual. Kapëset mund të
lëshohen aksidentalisht nëse mekanizmi i sigurisë
nuk punon siç duhet.
Shërbimi
Bëni pastrimin dhe mirëmbajtjen menjëherë
1.
pas përfundimit të punës. Mbajeni veglën në
kushtet më optimale. Vajosni pjesët e lëvizshme
për të parandaluar ndryshkjen dhe për të
minimizuar konsumin për shkak të fërkimit.
Pastroni të gjithë pluhurin nga pjesët.
Pyesni qendrën e autorizuar të shërbimit të
2.
Makita-s për inspektimin periodik të veglës.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
3.
mirëmbajtja dhe riparimet duhen kryer nga
qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
4.
Zbatoni rregulloret lokale kur hidhni veglën.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi
i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri
të rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PJESËVE
► Fig.1: 1. Këmbëza 2. Leva e bllokimit të këmbëzës
3. Grepi 4. Kapaku i kasetës 5. Përshtatësi i
hundëzës (elementi i kontakti)
INSTALIMI
Zgjedhja e kompresorit
140
120
100
80
2
60
40
20
0
0
10
1. Frekuenca e gozhdimit (herë/minutë) 2. Dalja e ajrit
të kompresorit për minutë (L/minutë) 3. 2,26 MPa (22,6
bar) 4. 1,76 MPa (17,6 bar) 5. 1,18 MPa (11,8 bar)
Kompresori i ajrit duhet të plotësojë kërkesat e EN60335-2-34.
Zgjidhni një kompresor që ka presion dhe nxjerrje të
mjaftueshme ajri për të siguruar përdorim me kosto efikase.
Grafiku tregon lidhjen midis shpeshtësisë së gozhdimit,
presionit të ushtrueshëm dhe nxjerrjes së ajrit të kompresorit.
Kështu, për shembull, nëse gozhdimi kryhet në shpejtësi prej
afro 50 herë në minutë me kompresim 1,76 MPa (17,6 bar),
atëherë nevojitet kompresor me nxjerrje ajri mbi 100 litra/minutë.
Duhen përdorur rregullatorë presioni për të kufizuar
presionin e ajrit në presionin e vlerësuar të veglës, në
rastet kur presioni i furnizimit me ajër tejkalon presionin
e vlerësuar të veglës. Nëse nuk e bëni këtë mund t'i
shkaktoni lëndime të rënda përdoruesit të veglës ose
personave të tjerë përreth.
29 ALBANIAN
MOS lejoni që njohja ose
20
30
40
50
1
3
4
5
60

Advertisement

loading