Hisense D12CW Instruction Manual page 125

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3.2 PËRDORIMI I PAJISJES NË MËNYRË TË SIGURT
 Pas shpaketimit, kontrolloni pajisjen për ndonjë dëmtim ose gërvishtje.
 Përdoreni këtë njësi në një temperaturë ambienti midis 5°C dhe 35°C.
 Mos e përdorni në mjedise të jashtme. Ky çlagështues është paraparë vetëm për
përdorim të brendshëm në banesa.
 Mos e përdorni në afërsi të mureve, perdeve ose objekteve të tjera që mund ta bllokojnë
vrimën hyrëse dhe dalëse.
 Mbajeni vrimën hyrëse dhe dalëse të ajrit pa pengesa.
 Nëse anohet me më shumë se 45°, lejoni që njësia të qëndrojë drejt për të paktën 24
orë para se ta ndizni.
 Mbani dyert dhe dritaret të mbyllura për efikasitet më të mirë të energjisë.
 Mos e përdorni dhe mos e ruani njësinë të ekspozuar drejtpërdrejt në rreze të diellit ose
në shi.
 Është normale që vrima dalëse e ajrit të ndihet e ngrohtë në prekje pas punës së
vazhdueshme në ditët e nxehta.
 Zbrazni rezervuarin e ujit para se ta zhvendosni çlagështuesin.
 Sigurohuni që rezervuari i ujit të jetë i vendosur siç duhet, përndryshe njësia nuk do të
punojë siç duhet.
 Çlagështuesi do të niset në modalitetin e përzgjedhur kur njësia është përdorur për herë
të fundit.
 Çlagështuesi fillon çlagështimin nëse lagështia e dhomës është 3% më e lartë se
lagështia e përzgjedhur.
 Në kompresor ekziston një vonesë mbrojtëse prej 3 minutash. Prisni 3 minuta që
çlagështuesi të rifillojë çlagështimin.
9

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

D16cw

Table of Contents