Samsung RS68A8840WW/EF User Manual page 240

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 147
• Nëse nuk do ta përdorni frigoriferin për një periudhë shumë të gjatë kohore
(3 javë e lart), boshatisni frigoriferin bashkë me mbajtësen e akullit, hiqeni
nga priza, mbyllni valvulën e ujit, hiqni lagështirën e tepërt nga muret
e brendshme dhe lërini dyert të hapura për të parandaluar erërat dhe
lagështinë.
• Për të arritur performancën më të mirë nga produkti:
- Mos vendosni ushqime shumë afër me vrimat e ventilimit në pjesën e
pasme të pajisjes, pasi kjo mund të pengojë qarkullimin e lirë të ajrit në
ndarjen e frigoriferit.
- Mbështilleni ushqimin mirë ose vendoseni në enë të izoluara nga ajri para
se t'i vendosni në frigorifer.
- Vini re numrin maksimal të herëve për ruajtjen e ushqimeve të ngrira dhe
datat e tyre të skadimit.
- Nëse do të largoheni për më pak se tre javë, nuk është e nevojshme që
ta hiqni frigoriferin nga priza. Megjithatë, nëse do të largoheni për më
shumë se tre javë, hiqni të gjithë ushqimin dhe akullin nga mbajtësja e
akullit, hiqni frigoriferin nga priza, mbyllni valvulën e ujit, hiqni lagështirën
e tepërt nga muret e brendshme dhe lërini dyert të hapura për të
parandaluar erërat dhe lagështirën.
• Garancia e shërbimit dhe modifikimi.
- Çdo ndryshim ose modifikim i kryer nga një palë e tretë mbi këtë pajisje
të plotë nuk mbulohet nga shërbimi i garancisë së Samsung dhe Samsung
nuk është përgjegjës për problemet e sigurisë që mund të shkaktohen nga
modifikimet e palëve të treta.
• Mos i bllokoni vrimat e ajrimit brenda frigoriferit.
- Nëse vrimat e ajrimit bllokohen, sidomos me një qese plastike, frigoriferi
mund të ftohet së tepërmi. Nëse periudha e ftohjes zgjat shumë, filtri i ujit
mund të çahet dhe të shkaktojë rrjedhje të ujit.
• Përdorni vetëm bërësin e akullit që është dhënë me frigoriferin.
Untitled-13 19
Shqip 19
2021-01-11
3:42:54

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents