Informacione Sigurie - Samsung RS68A8840WW/EF User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 147

Informacione sigurie

Para se të përdorni frigoriferin tuaj të ri Samsung, lexoni plotësisht këtë manual për t'u siguruar që të dini
si të përdorni veçoritë dhe funksionet që ofron pajisja juaj me efikasitet dhe në mënyrë të sigurt.
Çfarë duhet të dini për udhëzimet e sigurisë
• Paralajmërimet dhe Informacionet e Rëndësishme të Sigurisë në këtë manual
nuk mbulojnë të gjithë kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin.
Është përgjegjësia juaj që të përdorni gjykim të shëndoshë, të tregoni
vëmendje dhe kujdes kur instaloni, mirëmbani dhe përdorni pajisjen tuaj.
• Për shkak se udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë modele të
ndryshme, karakteristikat e frigoriferit tuaj mund të ndryshojnë disi nga ato të
përshkruara në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat e paralajmërimit mund të
jenë të zbatueshme. Nëse keni pyetje ose shqetësime, kontaktoni me qendrën
më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe informacione në internet në
www.samsung.com.
• R-600a ose R-134a përdoret si ftohës. Kontrolloni etiketën e kompresorit në
pjesën e pasme të pajisjes ose etiketën e klasifikimit brenda frigoriferit për të
parë cili ftohës është përdorur për pajisjen tuaj. Kur ky produkt përmban gaz
të ndezshëm (ftohës R-600a), kontaktoni me autoritetet lokale në lidhje me
hedhjen e sigurt të produktit.
• Me qëllim që të shmanget krijimi i përzierjes të gazrave të djeshëm nëse
ndodh një rrjedhje në qarkun ftohës, përmasa e dhomës në të cilën mund të
vendoset pajisja varet nga sasia e ftohësit që përdoret.
• Asnjëherë mos e ndizni pajisjen nëse ka shenja dëmtimi. Nëse nuk jeni të
sigurt, konsultohuni me shitësin. Dhoma duhet të jetë e madhësisë 1 m
çdo 8 g ftohësi R-600a brenda pajisjes.
Sasia e ftohësit në pajisjen tuaj të veçantë tregohet në pllakën e identifikimit
brenda pajisjes.
• Rrjedhja e ftohësit nga tubat mund të ndizet ose të shkaktojë lëndime në sy.
Kur ka rrjedhje të ftohësit nga tubi, shmangni flakët e hapura dhe largoni çdo
gjë të djegshme nga produkti dhe ajroseni menjëherë dhomën.
- Në të kundërt mund të shkaktohet zjarr ose shpërthim.
4
Shqip
Untitled-13 4
për
3
2021-01-11
3:42:53

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents