Makita DJR189 Instruction Manual page 19

Cordless recipro saw
Hide thumbs Also See for DJR189:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Sistemi i mbrojtjes së veglës/baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë
punës nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas një
prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur bateria vihet në punë në një mënyrë që e bën atë të
tërheqë një korrent më të lartë nga normalja, vegla fiket
automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Në këtë situatë,
fikeni veglën dhe ndaloni punën që shkaktoi mbingarkesën
e veglës. Pastaj ndizeni veglën për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla ose bateria është mbinxehur, vegla ndalon
automatikisht dhe llamba pulson. Në këtë rast, lëreni
veglën dhe baterinë të ftohet përpara se ta ndizni sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk është i mjaftueshëm, vegla
fiket automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Në këtë rast,
hiqeni baterinë nga vegla dhe ngarkojeni.
Mbrojtjet nga shkaqe të tjera
Sistemi i mbrojtjes është menduar edhe për shkaqe të
tjera që mund ta dëmtojnë veglën dhe i lejon veglës
të ndalojë automatikisht. Ndërmerrni të gjitha hapat e
mëposhtëm për të zgjidhur rastet, kur vegla ka arritur në
ndalim të përkohshëm apo ndërprerje të punës.
1.
Fikeni veglën dhe pastaj rindizeni për të rifilluar.
2.
Karikoni bateritë ose ndërrojini me bateri të karikuara.
3.
Lëreni veglën dhe bateritë të ftohen.
Nëse nuk vini re ndonjë përmirësim me rivendosjen e sistemit të
mbrojtjes, kontaktoni qendrën vendore të shërbimit të Makita.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.2: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
Kapaciteti i
mbetur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën, shtypni
butonin e zhbllokimit nga krahu A për të bllokuar
këmbëzën e çelësit në pozicionin FIKUR.
VINI RE:
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit
pa lëshuar butonin e zhbllokimit nga ana B. Kjo
mund të shkaktojë thyerjen e çelësit.
► Fig.3: 1. Butoni i zhbllokimit 2. Këmbëza e çelësit
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së
çelësit, ofrohet butoni i zhbllokimit.
Për të ndezur veglën, shtypni butonin e zhbllokimit nga
krahu B dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë në
këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta fikur. Pas përdorimit, shtypni gjithmonë butonin e
zhbllokimit nga krahu A.
Ndezja e llambës së përparme
► Fig.4: 1. Llamba
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba
vazhdon të ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Llamba
fiket afërsisht pas 10 sekondash pas lëshimit të
këmbëzës së çelësit.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë papastërtitë
nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos gërvishtni lentet e
llambës, në të kundërt ajo do të ulë ndriçimin.
SHËNIM: Kur vegla mbinxehet, llamba pulson për një
minutë. Në këtë rast, ftoheni veglën para një përdorimi tjetër.
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik. Nëse vegla
vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me shpejtësi pasi
lëshohet këmbëza e çelësit, dërgojeni veglën për
shërbim te një qendër shërbimi Makita.
19 SHQIP
Fikur
Duke pulsuar
Kapaciteti i
mbetur
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Djr189rtj

Table of Contents