UDHËZIME TË PËRGJITHSHME TË SIGURISË
1. Lexoni me kujdes udhëzimet dhe paralajmërimet e
përmbajtura në këtë libreze, pasi ato sigurojnë informacione
të rëndësishme lidhur me sigurinë mbi instalimin,
përdorimin dhe mirëmbajtjen.
Kjo libreze është pjesë integrale dhe thelbësore e
produktit. Duhet të shoqërojë gjithmonë pajisjen edhe nëse
transferohet te një pronar ose përdorues tjetër dhe/ose
transferohet në një fabrikë tjetër.
2. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të
mundshëm ndaj personave, kafshëve dhe gjërave që rrjedhin
nga përdorimi i papërshtatshëm, i gabuar ose i paarsyeshëm
ose nga mosrespektimi i udhëzimeve të kësaj libreze.
3. Instalimi dhe mirëmbajtja e pajisjes duhet të kryhet nga personeli
i kualifikuar profesionalisht dhe siç tregohet në paragrafët
përkatës. Përdorni vetëm pjesët këmbimi origjinale. Dështimi
për të përmbushur sa më sipër mund të komprometojë sigurinë
dhe do të anulojë çdo përgjegjësi të prodhuesit.
4. Elementet e paketimit (mbajtëse, çantat plastike, polistireni
i zgjeruar, etj.) nuk duhet të lihen në prani të fëmijëve pasi
përbejnë burime rreziku.
5. Pajisja mund të përdoret nga fëmijët e moshës jo me pak se
8 vjeç dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore
ose mendore, ose me mungese përvoje ose te njohurive
të nevojshme, me kusht që ato të jenë nën mbikëqyrje ose
pasi të kenë marrë udhëzime lidhur me përdorimi i sigurt
i pajisjes dhe të kenë kuptuar rreziqet qe karakterizojnë atë.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja
qe duhet te kryet nga përdoruesi nuk duhet të kryhet nga fëmijët
pa mbikëqyrje.
6. Është e ndaluar të prekni pajisjen nëse jeni zbathur ose me
pjesë të trupit të lagur.
7. Para përdorimit të pajisjes dhe pas një ndërhyrje të zakonshme
ose të jashtëzakonshme të mirëmbajtjes, këshillohet të mbushni
rezervuarin e pajisjes me ujë dhe të kryeni një ndërhyrje
të mëvonshëm të zbrazjes së plotë, me qëllim që të hiqni
papastërtitë e mbetura.
8. Nëse pajisja është pajisur me kabllo elektrike ushqyese, në rast
zëvendësimi te saj, kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar
ose personel profesional të kualifikuar.
SQ
161