Makita DUH607 Instruction Manual page 27

Cordless hedge trimmer
Hide thumbs Also See for DUH607:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime sigurie për prerësin e
shkurreve me bateri
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg fletës.
1.
Mos e largoni materialin e prerë dhe mos e
mbani materialin që do të prisni kur fletët
janë në lëvizje. Fletët vazhdojnë të rrotullohen
pasi çelësi të jetë fikur. Një moment pakujdesie
gjatë përdorimit të prerësit të shkurreve mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal.
2.
Transportojeni prerësin e shkurreve nga
doreza me fletën të ndaluar dhe kujdesuni
që të mos e vini në punë çelësin e energjisë.
Transportimi i duhur i prerësit të shkurreve do të
ulë rrezikun e nisjes aksidentale dhe lëndimeve
personale rezultuese nga fletët.
3.
Vendosni gjithmonë kapakun e fletës gjatë
transportimit ose ruajtjes së prerësit të
shkurreve. Përdorimi i duhur i prerësit të
shkurreve do të reduktojë rrezikun e lëndimit
personal nga fletët.
4.
Gjatë pastrimit të materialit të ngecur ose
shërbimit të njësisë, sigurohuni që të gjithë
çelësat të jenë të fikur dhe paketa e baterisë të
jetë e hequr ose e shkëputur. Aktivizimi i papritur
i prerësit të shkurreve gjatë pastrimit të materialit
të ngecur ose shërbimit mund të rezultojë në
lëndime të rënda personale.
Mbajeni prerësin e shkurreve vetëm te
5.
sipërfaqet e izoluara të kapjes sepse fleta
mund të prekë tela të fshehur. Nëse fletët
prekin një tel me rrymë atëherë pjesët metalike
të prerësit të shkurreve elektrizohen dhe mund t'i
japin përdoruesit goditje elektrike.
6.
Mbajini të gjithë kordonët e energjisë dhe kabllot
larg nga zona e prerjes. Kordonët e energjisë ose
kabllot mund të fshihen në gëmusha ose shkurre
dhe mund të pritet aksidentalisht nga fleta.
Mos e përdorni prerësin e shkurreve në kushte
7.
të këqija atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik
për vetëtima. Kjo redukton rrezikun e goditjes nga
vetëtima.
Lexoni të gjitha
8.
Kur ia jepni dikujt prerësin e shkurreve,
vendoseni një herë në tokë dhe kapeni pasi ta
hiqni plotësisht dorën. Kalimi me dorë i prerësit
të shkurreve shkakton mbajtjen e dorezës së
përparme dhe të dorezës së pasme në të njëjtën
kohë, dhe më pas prerësi i shkurreve fillon pa
dashje. Ndezja aksidentale mund të shkaktojë
lëndim të rëndë.
Udhëzime shtesë mbi sigurinë
Përgatitja
1.
Kontrolloni kaçubat dhe shkurret për objekte
të huaja, si p.sh. gardhe me tela ose instalime
elektrike të fshehura përpara se të përdorni veglën.
2.
Vegla nuk duhet të përdoret nga fëmijët ose
nga personat nën 18 vjeç. Të rinjtë mbi 16
vjeç mund të përjashtohen nga ky kufizim nëse
trajnohen nën mbikëqyrjen e një eksperti.
3.
Përdoruesit fillestarë duhet të kenë pranë
një përdorues me përvojë që t'u tregojë si
përdoret vegla.
4.
Përdoreni veglën vetëm nëse jeni në gjendje
të mirë fizike. Vëmendja reduktohet nëse jeni të
lodhur. Tregohuni veçanërisht të kujdesshëm në
fund të ditës së punës. Kryejini të gjitha punët me
qetësi dhe kujdes. Përdoruesi është përgjegjës
për të gjitha dëmtimet ndaj palëve të treta.
5.
Asnjëherë mos e përdorni veglën nën ndikimin
e alkoolit, drogave ose mjekimeve.
Dorezat e punës prej lëkure të fortë janë pjesë
6.
e pajisjeve bazë të veglës dhe duhet të vishen
gjithmonë gjatë përdorimit të saj. Mbani
gjithashtu këpucë të forta me shuall kundër
rrëshqitjes.
Përpara se të filloni punën, kontrolloni për t'u
7.
siguruar që vegla është në gjendje pune të
mirë dhe të sigurt. Sigurohuni që mbrojtëset
janë vendosur siç duhet. Vegla nuk duhet të
përdoret nëse nuk është montuar plotësisht.
Përdorimi
1.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart gjatë
përdorimit.
2.
Vegla është e destinuar për t'u përdorur nga
përdoruesi në nivel toke. Mos e përdorni
veglën mbi shkallë apo mbështetje të tjera të
paqëndrueshme.
RREZIK - Mbajini duart larg fletës. Kontakti me
3.
fletën do të rezultojë në lëndim të rëndë personal.
4.
Mos e përdorni veglën në shi ose në kushte
shumë të lagështa. Motori elektrik nuk është
rezistues ndaj ujit.
5.
Sigurohuni që keni mbështetje të sigurt të
këmbëve përpara se të filloni punën.
6.
Mos e përdorni veglën pa ngarkesë nëse nuk
është e nevojshme.
Fikeni menjëherë veglën dhe hiqni kutinë e
7.
baterisë nëse fletët e gërshërëve prekin ndonjë
gardh ose objekt tjetër të fortë. Kontrolloni
fletët për dëmtim dhe riparojini menjëherë
fletët nëse janë dëmtuar.
Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqni kutinë
8.
e baterisë përpara se të kontrolloni fletët e
gërshërëve, të ndreqni defektet ose të hiqni
materialet e ngecura te vegla.
27 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duh507Duh607zDuh607f00100883817772470088381777292

Table of Contents