Makita BDF446 Instruction Manual page 19

Cordless driver drill
Hide thumbs Also See for BDF446:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Tension i ulët i baterisë:
Kapaciteti i mbetur i baterisë është shumë i
ulët dhe vegla nuk do të punojë. Në këtë
situatë, hiqni dhe ngarkoni baterinë.
Veprimi i ndërrimit
Fig.3
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në vegël,
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Ndezja e llambës së përparme
Fig.4
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
Tërhiqni këmbëzën e çelësit për të ndezur llambën.
Llamba vazhdon të ndriçojë gjatë tërheqjes së
këmbëzës së çelësit. Llamba fiket 10-15 sekonda pasi e
lëshoni këmbëzën.
SHËNIM:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të
mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të ulë
ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Fig.5
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë
veglën.
Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni gjithmonë
levën e çelësit të ndryshimit në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
Ndryshimi i shpejtësisë
Fig.6
KUJDES:
Vendosni
gjithmonë
shpejtësisë në pozicionin e duhur. Nëse përdorni
veglën duke vendosur levën e ndryshimit të
shpejtësisë midis anës "1" dhe "2", vegla mund të
dëmtohet.
shulin
e
ndërrimit
Mos e përdorni levën e ndryshimit të shpejtësisë
ndërsa është duke punuar. Vegla mund të
dëmtohet.
Për të ndryshuar shpejtësinë, në fillim fikni veglën dhe
më pas rrëshqisni levën e ndryshimit të shpejtësisë në
anën "2" për shpejtësi të lartë ose në anën "1" për
shpejtësi të ulët. Sigurohuni që leva e ndryshimit të
shpejtësisë është vendosur në pozicionin e duhur
përpara përdorimit. Përdorni shpejtësinë e duhur për
punën tuaj.
Rregullimi i rrotullimit shtrëngues
Fig.7
Rrotullimi shtrëngues mund të rregullohet me 17 hapa
duke kthyer unazën rregulluese në mënyrë që gradimet
e saj të jenë bashkërenditur me shigjetën në trupin e
veglës. Rrotullimi shtrëngues është minimal kur shigjeta
tregon numrin 1 dhe maksimale kur shenja e
në një drejtim me shigjetën.
Shtrëngimi do të rrëshqasë në nivele të ndryshme të
rrotullimit kur vendoset nga numri 1 deri në 16.
Shtrëngimi është projektuar që të mos rrëshqasë në
shenjën
.
Përpara se të filloni punë fusni një vidë për provë në
materialin tuaj të punës ose në një material identik me
të për të përcaktuar se cili nivel rrotullimi kërkohet për
një aplikim të caktuar.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
ndonjë punë në vegël.
Instalimi ose heqja e puntos së vidhosjes ose
puntos së shpimit
Fig.8
Ktheni bokullën në drejtimin kundërorar për të hapur
nofullat e mandrinës. Vendosni punton në mandrinë deri
në fund. Ktheni bokullën në drejtimin orar për të
shtrënguar mandrinën.
Për të hequr punton, ktheni bokullën në drejtimin
kundërorar.
Grepi
Fig.9
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi
mund të montohet në cilëndo anë të veglës.
Për të instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e
veglës në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një
vidë. Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.
19
është

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Bdf456

Table of Contents