Makita HS012G Instruction Manual page 36

Cordless circular saw
Hide thumbs Also See for HS012G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve janë
matur sipas një metode standarde testimi dhe mund
të përdoren për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM: Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve mund
të përdoren për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund
të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi
të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga
lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët
e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është
e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e
përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet
e dhëna me këtë vegël elektrike. Mosndjekja e të gjitha
udhëzimeve të renditura më poshtë mund të shkaktojë
goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime sigurie për sharrën e
rrumbullakët me bateri
Procedurat e prerjes
RREZIK: Mbajini duart larg zonës së prerjes
1.
dhe fletës. Mbajeni dorën tjetër në dorezën
ndihmëse ose në kasën e motorit. Nëse të dyja
duart janë duke mbajtur sharrën, atëherë nuk
mund të priten nga fleta.
Mos prekni pjesën e poshtme të materialit të
2.
punës. Mbrojtësja nuk mund t'ju mbrojë nga fleta
poshtë materialit të punës.
Rregulloni thellësinë e prerjes me thellësinë
3.
e materialit të punës. Në pjesën e poshtme të
materialit të punës duhet të duket më pak se një
dhëmb i fletës së sharrës.
Emetimet e dridhjeve
Vërtetoni që masat e
Asnjëherë gjatë prerjes mos e mbani në duar
4.
ose nëpërmes këmbëve materialin e punës.
Sigurojeni materialin e punës në një platformë
të qëndrueshme. Është e rëndësishme që ta
mbështetni materialin e punës siç duhet për të
minimizuar ekspozimin e trupit, përthyerjen e
fletës ose humbjen e kontrollit.
► Fig.1
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse
5.
të izoluara kur të jeni duke kryer një veprim
në të cilin vegla prerëse mund të prekë tela të
fshehur. Prekja e një teli me rrymë do ta përçojë
rrymën edhe te pjesët e ekspozuara metalike të
veglës elektrike dhe mund të shkaktojë goditje
elektrike te përdoruesi.
Gjithmonë përdorni një rigë drejtuese ose një
6.
udhëzues për anët e drejta. Kjo përmirëson
saktësinë e prerjes dhe pakëson mundësinë e
ngecjes së fletës.
Gjithmonë përdorni fletë me madhësinë dhe
7.
formën e duhur (ato të diamantit përkundrejt
atyre rrumbullake) të vrimave të boshtit. Fletët
që nuk përputhen me pjesën tjetër të sharrës do të
rrotullohen jashtë qendrës duke shkaktuar humbje
të kontrollit.
Asnjëherë mos përdorni rondele apo bulona të
8.
dëmtuara ose jo të duhura të fletave. Rondelet
e fletëve janë projektuar veçanërisht për sharrën
tuaj, për performancë optimale dhe siguri të
funksionimit.
Shkaqet e zmbrapsjeve dhe paralajmërime në lidhje me to
Zmbrapsja është një reagim i papritur ndaj një flete
sharre të ngecur, të bllokuar ose të zhvendosur, e
cila bën që sharra e pakontrolluar të ngrihet dhe të
dalë nga materiali i punës drejt punëtorit;
Kur fleta ngec ose bllokohet fort nga mbyllja e
kanalit të sharrës, ajo e humbet shpejtësinë dhe
reagimi i motorit e kthen pas pajisjen me shpejtësi
drejt punëtorit;
Nëse fleta përthyhet ose zhvendoset gjatë prerjes,
dhëmbët në pjesën e pasme të fletës mund të
ngecin në sipërfaqen e drurit, duke bërë që fleta të
dalë nga kanali i sharrës dhe të kërcejë mbrapsht
drejt punëtorit.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/ose procedurave
ose kushteve të pasakta të përdorimit dhe mund të shmanget
duke marrë masat e mëposhtme parandaluese.
Mbajeni fort sharrën me të dyja duart dhe
1.
vendosini krahët në atë mënyrë që t'i rezistoni
forcave zmbrapsëse. Poziciononi trupin në
cilëndo anë të fletës, por jo në drejtim me
fletën. Zmbrapsja mund të bëjë që sharra të
kërcejë mbrapsht, por nëse merren masat e
duhura parandaluese, forcat e zmbrapsjes mund
të kontrollohen nga punëtori.
Kur fleta ka ngecur ose kur e ndërprisni
2.
prerjen për çfarëdo lloj arsyeje, lëshojeni
këmbëzën dhe mbajeni sharrën të palëvizur
në material deri sa fleta të ndalojë plotësisht.
Asnjëherë mos u përpiqni ta hiqni sharrën nga
materiali ose ta tërhiqni sharrën pas ndërkohë
që fleta është në lëvizje, përndryshe mund të
ndodhë zmbrapsje. Kontrolloni dhe ndërmerrni
veprime korrigjuese për të eliminuar shkakun e
ngecjes së fletës.
36 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents