Makita DUC204 Instruction Manual page 35

Cordless chain saw
Hide thumbs Also See for DUC204:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mbajeni sharrën me zinxhir të shtrënguar,
duke i vendosur gishtat rreth dorezave të saj
dhe të dyja duart mbi sharrë, dhe poziciononi
trupin dhe krahun në mënyrë që të mund t'i
rezistoni forcave zmbrapsëse. Nëse merren
masat e duhura parandaluese, punëtori
mund t'i kontrollojë forcat zmbrapsëse. Mos
e lëshoni sharrën me zinxhir.
► Fig.1
Mos e kaloni dhe mos prisni mbi lartësinë
e shpatullave. Kjo ndihmon parandalimin
e kontaktit të pasynuar me majën dhe
mundëson kontroll më të mirë të sharrës me
zinxhir në situata të papritura.
Përdorni vetëm fletë dhe zinxhirë
zëvendësimi të specifikuara nga prodhuesi.
Fletët dhe zinxhirët jo të duhur mund të
shkaktojnë thyerjen e zinxhirit dhe/ose
zmbrapsje.
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit mbi mprehjen
dhe mirëmbajtjen e zinxhirit të sharrës. Ulja
e nivelit të matësit të thellësisë mund të
shkaktojë zmbrapsje të tepërt.
13. Përpara se të filloni punën, kontrolloni që
zinxhiri i sharrës punon siç duhet dhe që
gjendja e tij është në përputhje me rregullat e
sigurisë. Veçanërisht kontrolloni që:
Freni i zinxhirit funksionon siç duhet;
Freni i ndalimit funksionon siç duhet;
Kapaku i fletës dhe i rrotës udhëzuese të jetë
vendosur siç duhet;
Zinxhiri të jetë mprehur dhe tendosur në
përputhje me rregulloret.
14. Mos e ndizni sharrën me zinxhir me kapak të
vënë. Ndezja e sharrës me zinxhir me kapak të
vënë mund të sjellë kërcimin e kapakut përpara
duke shkaktuar lëndim të personit dhe dëmtimin e
objekteve rreth përdoruesit.
Paralajmërimet kryesore specifike
të sigurisë të sharrës me zinxhir me
dorezë
Kjo sharrë me zinxhir është krijuar veçanërisht
1.
për përkujdesjen dhe operacionet e pemëve.
Sharra me zinxhir synohet të përdoret vetëm
nga përdoruesit e trajnuar. Zbatoni të gjitha
udhëzimet, procedurat dhe rekomandimet
nga organizata profesionale përkatëse. Në të
kundërt mund të ndodhin aksidente fatale.
Rekomandohet që gjithmonë të përdorni
një platformë me ngritje (makinë me kovë,
ashensor) për të sharruar pemët. Teknikat e
përdorimit në gjendje të varur me litar janë
tepër të rrezikshme dhe kërkojnë trajnim
special. Përdoruesit duhet të jenë të trajnuar
dhe të familjarizohen me përdorimin e
pajimeve të sigurisë dhe teknikat e ngjitjes.
Gjithmonë përdorni rripat, litarët dhe
kllapat përkatëse kur punoni nëpër pemë.
Gjithmonë përdorni pajime shtrënguese sipër
përdoruesin edhe sharrën.
Kryeni pastrimin dhe mirëmbajtjen para
2.
magazinimit në përputhje me manualin e
përdorimit.
Siguroni pozicionimin e sigurt të sharrës me
3.
zinxhir gjatë transportimit të makinerisë për
të shmangur derdhjen e karburantit apo vajit,
dëmtimin e veglës dhe lëndimet personale.
Kontrolloni rregullisht funksionimin e frenës
4.
së zinxhirit.
Mos e rimbushni vajin e zinxhirit afër zjarrit.
5.
Kurrë mos pini duhan kur mbushni vajin e
zinxhirit.
Rregulloret kombëtare mund të kufizojnë
6.
përdorimin e sharrës me zinxhir.
Nëse pajisja përplaset fort ose bie, kontrolloni
7.
gjendjen e saj para se të vazhdoni punën.
Kontrolloni pajisjet e komandës dhe sigurisë
për keqfunksionim. Nëse ka dëmtime ose
dyshoni për dëmtime, dërgojeni për inspektim
dhe riparim në qendrën e autorizuar të
shërbimit.
Gjithmonë aktivizoni frenën e zinxhirit para
8.
ndezjes së sharrës me zinxhir.
Mbajeni sharrën fort pa lëvizur për të
9.
mënjanuar rrëshqitjen (lëvizjen rrëshqitëse)
ose kërcimin e sharrës kur filloni një prerje.
10. Në fund të prerjes, bëni kujdes të ruani
ekuilibrin tuaj si pasojë e "rënies".
Llogarisni edhe drejtimin dhe shpejtësinë e
11.
erës. Shmangni tallashin dhe blozën e vajit të
zinxhirit.
Pajisje mbrojtëse
Për të shmangur lëndimet në kokë, sy, dorë ose
1.
këmbë, si dhe për të mbrojtur dëgjimin gjatë
vënies në punë të sharrës me zinxhir duhet të
përdorni pajisjet e mëposhtme mbrojtëse:
Rrobat duhet të jenë të përshtatshme, pra,
duhet të jenë të puthitura pas trupit, por jo
aq sa t'ju pengojnë. Mos mbani bizhuteri ose
mos vishni rroba që mund të ngecin nëpër
shkurre dhe degë pemësh. Nëse keni flokë
të gjatë, gjithmonë mbani një rrjetë flokësh!
Kur punoni me sharrën me zinxhir është
e domosdoshme të mbani një helmetë
mbrojtëse. Helmeta mbrojtëse duhet
të kontrollohet në intervale të rregullta
për dëmtim dhe duhet të ndërrohet pas
maksimumi 5 vjetësh. Përdorni vetëm
helmeta mbrojtëse të miratuara.
Ekrani mbrojtës i fytyrës i helmetës
mbrojtëse (ose syzet) ju mbrojnë nga tallashi
dhe ashklat e drurit. Gjatë përdorimit të
sharrës me zinxhir mbani gjithmonë syze
mbrojtëse ose ekran mbrojtës për fytyrën për
të parandaluar lëndimet në sy.
Mbani pajime mbrojtëse nga zhurmat
(kufje, tapa veshësh etj.)
Xhaketa mbrojtëse përbëhet nga 22 shtresa
najloni dhe e mbron përdoruesin nga prerjet.
Gjithmonë duhet të mbahet veshur kur punoni
në platforma në lartësi (makina me kovë,
ashensor), që nga platformat e montuara mbi
shkallë apo kur ngjiteni me litar.
Struktura mbrojtëse dhe kominoshet kanë
përbërje najloni me 22 shtresa dhe mbrojnë
nga prerjet. Ne e rekomandojmë shumë
përdorimin e tyre.
35 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc254Duc254c

Table of Contents