Makita DUC204 Instruction Manual page 34

Cordless chain saw
Hide thumbs Also See for DUC204:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve
është matur sipas metodës standarde të testimit dhe
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM: Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve
mund të përdoret për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara të emetimeve në
varësi të mënyrave sesi përdoret vegla.
PARALAJMËRIM:
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e
ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e fikur dhe
punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime për sigurinë e
sharrës me zinxhir me bateri
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg zinxhirit të
1.
sharrës ndërkohë që sharra me zinxhir është
duke punuar. Përpara se të ndizni sharrën
me zinxhir, sigurohuni që sharra të mos ketë
prekur asgjë. Një moment hutimi gjatë punës me
sharrën me zinxhir mund të shkaktojë ngecjen e
rrobave ose trupit në sharrë.
2.
Gjithmonë mbajeni sharrën me zinxhir me
dorën e djathtë mbi pjesën e sipërme dhe me
dorën e majtë mbi dorezën e përparme. Mbajtja
e sharrës me zinxhir në vendosje të anasjelltë të
duarve rrit rrezikun e lëndimit personal dhe nuk
duhet bërë kurrë.
Emetimet e dridhjeve
Vërtetoni që masat e
Lexoni të gjitha
Mbajeni veglën elektrike vetëm nga sipërfaqet
3.
mbajtëse të izoluara sepse zinxhiri i sharrës
mund ketë kontakt me telat elektrikë të
fshehur. Zinxhiri i sharrës që ka kontakt me një
tel elektrik "të ngarkuar" mund të "ngarkojë" pjesët
metalike të ekspozuara të veglës elektrike dhe
mund t'i japë punëtorit goditje elektrike.
Mbani syze sigurie dhe mbrojtëse për
4.
dëgjimin. Rekomandohen pajisje të tjera
mbrojtëse për kokën, duart, këmbët dhe shputat.
Rrobat e përshtatshme mbrojtëse pakësojnë
lëndimin personal nga ashklat fluturuese ose nga
kontakti aksidental me zinxhirin e sharrës.
Gjithmonë mbani bazament të qëndrueshëm.
5.
Bëni kujdes nga zmbrapsjet kur prisni degë
6.
të tendosura. Dega e tendosur mund ta godasë
punëtorin dhe/ose ta nxjerrë sharrën me zinxhir
jashtë kontrolli kur ndodh lëshimi i fibrave të drurit.
Bëni shumë kujdes kur prisni degë të thata
7.
ose pemë të reja. Materiali i hollë mund të kapë
zinxhirin e sharrës dhe t'ju godasë ose t'ju rrëzojë.
Mbajeni sharrën me zinxhir nga doreza e
8.
përparme kur sharra të jetë e fikur dhe larg nga
trupi. Vendosni kapakun e shufrës udhëzuese
sa herë që transportoni ose magazinoni
sharrën me zinxhir. Transportimi i duhur i
sharrës me zinxhir pakëson mundësinë e kontaktit
aksidental me zinxhirin e sharrës.
Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin, tendosjen e
9.
zinxhirit dhe aksesorët zëvendësues. Zinxhiri
i tendosur ose i lubrifikuar në mënyrë jo të duhur
mund të thyhet ose mund të shtojë mundësinë e
forcave zmbrapsëse.
10. Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj dhe
graso. Dorezat e lyera me graso ose me vaj janë të
rrëshqitshme dhe shkaktojnë humbje të kontrollit.
Prisni vetëm dru. Mos e përdorni sharrën me
11.
zinxhir për qëllime jo të synuara. Për shembull:
mos e përdorni sharrën me zinxhir për prerjen e
materialeve plastike, materialeve prej tulle ose
materialeve të ndërtimit jo prej druri. Përdorimi i
sharrës me zinxhir për veprime të ndryshme nga
ato për të cilat është synuar mund të rezultojë në
situata të rrezikshme.
12. Shkaqet dhe parandalimi i forcave zmbrapsëse
të punëtorit:
Forcat zmbrapsëse mund të ndodhin kur pjesa e
përparme ose maja e shufrës udhëzuese prekin
një objekt ose kur druri afrohet dhe bllokon
zinxhirin e sharrës në pikëprerje. Në disa raste,
kontakti me majën mund të shkaktojë një reagim
të kundërt të papritur, duke e goditur shufrën
udhëzuese lart dhe drejt punëtorit. Bllokimi i
zinxhirit të sharrës përgjatë shufrës udhëzuese
mund ta kthejë shufrën menjëherë mbrapa drejt
punëtorit. Secili prej këtyre reagimeve mund t'ju
shkaktojnë humbjen e kontrollit të sharrës, gjë e
cila mund të rezultojë në lëndim të rëndë personal.
Mos u mbështetni vetëm në pajisjet mbrojtëse
të integruara në sharrë. Si përdorues i sharrës
me zinxhir, duhet të ndërmerrni disa hapa që të
shmangni aksidente ose lëndime gjatë prerjeve.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/
ose procedurave ose kushteve të pasakta të
përdorimit të veglës dhe mund të shmanget duke
marrë masat e mëposhtme parandaluese:
34 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc254Duc254c

Table of Contents