Download Print this page

Philips Sonicare DiamondClean 9000 Series Manual page 457

Hide thumbs Also See for Sonicare DiamondClean 9000 Series:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës
Çiftimi i modalitetit të kokës së furçës
Mohimi i përgjegjësive
Kur furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" përdoret në
studime klinike, ajo duhet të përdoret në intensitet të
lartë dhe me dorezën të karikuar plotësisht dhe
funksionin "EasyStart" të çaktivizuar.
"Philips Sonicare" është i pajisur me teknologjinë
"BrushSync" që gjurmon konsumimin e kokës së furçës
suaj.
Shënim: Kjo veçori funksionon vetëm me kokat e furçave
inteligjente "Philips Sonicare" me teknologjinë
"BrushSync".
1 Kur vendosni një kokë të re furçe inteligjente për herë
të parë, doreza e njeh që keni një kokë furçe "Philips"
nëpërmjet teknologjisë "BrushSync" dhe fillon të
gjurmojë konsumimin e kokës së furçës.
2 Me kalimin e kohës, në bazë të presionit që ushtroni
dhe të kohës totale të përdorimit të kokës së furçës,
doreza gjurmon konsumin e kokës së furçës për të
përcaktuar kohën optimale për ndërrimin e kokës së
furçës. Ky funksion garanton pastrim dhe kujdes
optimal për dhëmbët tuaj.
3 Kur treguesi i rikujtesës për ndërrimin e kokës së
furçës ndizet në ngjyrë portokalli, duhet të ndërroni
kokën e furçës.
Shënim: Të gjitha kokat e furçës inteligjente ofrohen me
funksionin e rikujtesës për ndërrimin e kokës së furçës të
aktivizuar. Për të çaktivizuar rikujtesën për ndërrimit të
kokës së furçës, shihni "Aktivizimi ose çaktivizimi i
funksioneve".
Kokat e furçës me teknologjinë "BrushSync" janë të
pajisura me një mikroçip, i cili komunikon me dorezën
dhe e çifton atë automatikisht me modalitetin dhe
intensitetin e rekomanduar.
Shënim: Nëse ndryshoni modalitetet/intensitetin, koka e
furçës do të kujtojë cilësimin e fundit të përdorur.
457
Shqip

Advertisement

loading