Makita DLS600 Instruction Manual page 50

Cordless compound miter saw
Hide thumbs Also See for DLS600:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për të montuar diskun, kryeni hapat e mëposhtme:
1.
Montojeni diskun me kujdes në flanxhën e
brendshme. Sigurohuni që drejtimi i shigjetës në disk të
përputhet me drejtimin e shigjetës në kutinë e diskut.
► Fig.37: 1. Disku i sharrës 2. Shigjeta
2.
Montoni flanxhën e jashtme dhe bulonin
hekzagonal dhe më pas përdorni çelësin hekzagonal
për të shtrënguar bulonin hekzagonal (majtas) të boshtit
në mënyrë të sigurt në drejtim të kundërt të akrepave të
orës, ndërkohë që mbani shtypur bllokuesin e boshtit.
3.
Ktheni mbrojtësen e diskut dhe kapakun qendror
në pozicionin e tyre fillestar. Më pas shtrëngoni bulonin
hekzagonal të kapakut qendror duke e rrotulluar në
drejtim të akrepave të orës për të siguruar kapakun
qendror.
4.
Lëshoni dorezën nga pozicioni i ngritur duke
tërhequr kunjin bllokues. Ulni dorezën për t'u siguruar
se mbrojtësja e diskut lëviz siç duhet.
5.
Sigurohuni që bllokuesi i boshtit të ketë liruar
boshtin përpara se të bëni prerjen.
Për veglën me flanxhë të brendshme
për një disk sharre me diametër
vrime 15,88 mm
Sipas shtetit
Montoni flanxhën e brendshme me anën e futur të saj
të drejtuar nga jashtë mbi boshtin e montimit dhe më
pas vendosni diskun e sharrës (me unazën të instaluar,
nëse është nevoja), flanxhën e jashtme dhe bulonin
hekzagonal.
Për veglën pa unazë
► Fig.38: 1. Flanxha e jashtme 2. Disku i sharrës
3. Flanxha e brendshme 4. Buloni
hekzagonal (majtas) 5. Boshti
Për veglën me unazë
► Fig.39: 1. Flanxha e jashtme 2. Disku i sharrës
3. Flanxha e brendshme 4. Buloni
hekzagonal (majtas) 5. Unaza 6. Boshti
PARALAJMËRIM:
të montuar diskun në bosht, sigurohuni gjithmonë
që ndërmjet flanxhës së brendshme dhe asaj të
jashtme të jetë instaluar unaza e duhur për vrimën
e boshtit të diskut që keni ndër mend të përdorni.
Përdorimi i unazës së gabuar për vrimën e boshtit
mund të rezultojë në montim të pasaktë të diskut që
çon në lëvizje të diskut dhe dridhje të rënda, të cilat
mund të sjellin humbje të kontrollit gjatë punës dhe
lëndime personale të rënda.
Nëse nevojitet unaza për
Për veglën me flanxhë të brendshme
për disk sharre me diametër vrime të
ndryshëm nga 20 mm ose 15,88 mm
Sipas shtetit
Flanxha e brendshme ka një diametër të caktuar disku nga
njëra anë dhe një dalje me një diametër tjetër disku nga ana
tjetër. Zgjidhni anën e saktë në të cilën pjesa e montimit të
diskut përputhet saktësisht me vrimën e diskut të sharrës.
► Fig.40: 1. Flanxha e jashtme 2. Disku i sharrës
3. Flanxha e brendshme 4. Buloni
hekzagonal (majtas) 5. Boshti 6. Pjesa e
montimit në disk
KUJDES:
Sigurohuni që pjesa e montimit të
diskut "a" në flanxhën e brendshme që është e
drejtuar nga jashtë të përputhet saktësisht me
vrimën "a" të diskut të sharrës. Montimi i diskut
në anën e gabuar mund të shkaktojë dridhje të
rrezikshme.
Qese e pluhurit
Përdorimi i qeses së pluhurit e bën prerjen të pastër
dhe lehtëson thithjen e pluhurit.
Për të instaluar qesen e pluhurit, vendoseni atë në
hundëzën për shkarkimin e pluhurit.
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e
mbushur, hiqeni qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni
mbërthyesin. Boshatiseni qesen e pluhurit duke e
goditur lehtë që të hiqni grimcat që janë ngjitur nga
brenda, të cilat mund të vështirësojnë mbledhjen e
mëtejshme të pluhurit.
► Fig.41: 1. Qese e pluhurit 2. Hundëza e pluhurit
3. Shtrëngues
SHËNIM: Nëse lidhni një fshesë me korrent në
sharrën tuaj, mund të kryeni një punë më të pastër.
► Fig.42
Sigurimi i materialit
PARALAJMËRIM:
rëndësishme që ta siguroni gjithmonë materialin
e punës siç duhet me morsetë. Moskryerja e
këtyre veprimeve mund të çojë në lëndime personale
të rënda dhe mund të dëmtojë veglën dhe/ose
materialin e punës.
PARALAJMËRIM:
pune që është më i gjatë se baza mbështetëse e
sharrës, materiali duhet të jetë i mbështetur në
gjithë gjatësinë e tij përtej bazës mbështetëse
dhe në të njëjtën largësi për të ruajtur nivelin e
materialit. Mbështetja e mirë e materialit të punës
ndihmon në shmangien e bllokimit të fletës dhe
zmbrapsjeve të mundshme që mund të çojnë në
lëndime personale të rënda. Për sigurimin e materialit
të punës mos u mbështesni vetëm te morsa vertikale
dhe/ose morsa horizontale. Materialet e holla të
punës kanë tendencën të përkulen. Mbështeteni
materialin e punës përgjatë gjithë gjatësisë së tij për
të shmangur kapjen te fleta dhe ZMBRAPSJEN e
mundshme.
► Fig.43: 1. Mbështetja 2. Baza e rrotullimit
50 SHQIP
Është shumë e
Kur prisni një material

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dls600z

Table of Contents