Makita DLS600 Instruction Manual page 47

Cordless compound miter saw
Hide thumbs Also See for DLS600:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pozicionimi i dërrasës me kanale
Kjo vegël shitet me dërrasa me kanale në bazën e
rrotullimit për të minimizuar çarjet në anën dalëse të një
prerjeje. Dërrasat me kanale janë rregulluar në fabrikë
në mënyrë të tillë që disku i sharrës të mos prekë
dërrasat me kanale. Përpara përdorimit, rregulloni
dërrasat me kanale si më poshtë:
1.
Sigurohuni që të hiqni kutinë e baterisë. Më pas,
lironi të gjitha vidat (nga 2 majtas dhe djathtas) që
sigurojnë dërrasat me kanale.
► Fig.12: 1. Dërrasa me kanale 2. Vida
2.
Shtrëngojini sërish ato vetëm aq sa dërrasat me
kanale të mund të hiqen lehtë me dorë.
3.
Uleni plotësisht dorezën dhe shtyni kunjin bllokues
për të bllokuar dorezën në pozicionin e ulur.
4.
Rregullojini dërrasat me kanale në mënyrë të
tillë që dërrasat me kanale të prekin vetëm anët e
dhëmbëve të diskut.
► Fig.13
► Fig.14: 1. Disku i sharrës 2. Dhëmbët e diskut
3. Dërrasa me kanale 4. Prerja me kënd të
pjerrët në të majtë 5. Prerja e drejtë
5.
Shtrëngoni vidat (mos i shtrëngoni fort).
6.
Pasi të keni rregulluar dërrasat me kanale, lëshoni
kunjin bllokues dhe ngrini dorezën. Më pas, shtrëngoni
mirë të gjitha vidat.
VINI RE:
Pasi të keni përcaktuar këndin e prerjes
së pjerrët sigurohuni që dërrasat me kanale të
rregullohen siç duhet. Rregullimi i saktë i dërrasave
me kanale ndihmon në sigurimin e mbështetjes së
duhur të materialit të punës duke minimizuar çarjen e
materialit të punës.
Ruajtja e kapacitetit prerës maksimal
Kjo vegël është prodhuar nga fabrika që të ofrojë një
kapacitet prerjeje maksimal për një disk sharre 165 mm.
Gjatë instalimit të një disku të ri, kontrolloni gjithmonë
pozicionin e kufirit të poshtëm të diskut dhe, nëse është
e nevojshme, rregullojeni si vijon:
1.
Hiqni kutinë e baterisë. Uleni dorezën plotësisht.
2.
Përdorni çelësin hekzagonal për ta rrotulluar
bulonin e rregullimit të kufirit të poshtëm derisa
fleta e sharrës të dalë paksa nën sipërfaqen e rigës
udhëzuese dhe sipërfaqen e sipërme të bazës së
rrotullimit.
► Fig.15: 1. Buloni rregullues
► Fig.16: 1. Riga udhëzuese
3.
Rrotulloni diskun me dorë ndërkohë që mbani
dorezën të ulur poshtë fare që të siguroheni që disku
të mos prekë asnjë pjesë të bazës së poshtme.
Rregullojeni pak, nëse është nevoja.
PARALAJMËRIM:
disk të ri me kutinë e baterisë të hequr, sigurohuni
gjithmonë që disku të mos të prekë asnjë pjesë të
bazës së poshtme kur doreza ulet plotësisht. Nëse
disku prek bazën mund të shkaktojë zmbrapsje dhe të
çojë në lëndime personale serioze.
► Fig.17
Pasi të keni instaluar një
Riga e poshtme
Sipas shtetit
Kjo vegël është e pajisur me rigë të poshtme dhe riga të
poshtme të vogla.
Riga e poshtme
PARALAJMËRIM:
e poshtme kur bëni prerje me kënd të pjerrët.
Moskryerja e këtij veprimi mund të shkaktojë lëndim
të rëndë.
► Fig.18: 1. Riga e poshtme
Kur kryeni prerje përveç prerjeve me kënd të pjerrët,
përdorni rigën e poshtme për të mbështetur materialin
e punës.
Riga e poshtme e vogël
KUJDES:
Kur kryeni prerje të djathta me kënd
të pjerrët, palosini rigat e poshtme. Përndryshe,
ato mund të prekin fletën ose një pjesë të veglës dhe
mund të rezultojë në lëndim të rëndë të përdoruesit.
► Fig.19: 1. Riga e poshtme e vogël 2. Shkalla
Kur kryeni prerje vertikale ose prerje majtas me kënd
të pjerrët, përdorini ato për të mbështetur materialin e
punës. Riga udhëzuese ka një shkallëzim me intervale
prej 10 mm.
Rregullimi i këndit të prerjes me
kënd
► Fig.20: 1. Vida fiksuese 2. Baza e rrotullimit
3. Shkalla e prerjes me kënd 4. Treguesi
1.
Lironi vidën fiksuese në drejtim të akrepave të
orës.
2.
Rregullojeni këndin e bazës së rrotullimit. Përdorni
si udhëzues treguesin dhe shkallën e prerjes me kënd.
3.
Shtrëngoni vidën fiksuese fort në drejtim të
akrepave të orës.
KUJDES:
Pasi të keni ndryshuar këndin e
prerjes, gjithmonë siguroni bazën e rrotullueshme
duke shtrënguar fort vidën fiksuese.
VINI RE:
Kur rrotulloni bazën e rrotullimit,
sigurohuni që të ngrini dorezën plotësisht.
Rregullimi i këndit të prerjes së
pjerrët
Për të rregulluar këndin e pjerrët, rrotulloni levën në
pjesën e pasme të veglës në drejtim poshtë.
► Fig.21: 1. Leva
Për të anuar fletën në të majtë, mbajeni dorezën
dhe anojeni kokën e sharrës. Përdorni si udhëzues
shkallëzimin e prerjes së pjerrët dhe treguesin. Më pas
rrotulloni fort levën në drejtim lart për të siguruar kokën
e sharrës.
► Fig.22: 1. Treguesi 2. Shkallëzimi i prerjes së
pjerrët
47 SHQIP
Hiqeni gjithmonë rigën

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dls600z

Table of Contents