Makita DLS600 Instruction Manual page 43

Cordless compound miter saw
Hide thumbs Also See for DLS600:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
6.
Sigurojini gjithmonë të gjitha pjesët lëvizëse
para se të transportoni veglën.
7.
Kunji ndalues që bllokon pjesën e përparme të
kokës së prerësit shërben vetëm për qëllime
transportimi dhe ruajtjeje dhe jo për prerje.
8.
Përpara përdorimit kontrolloni me kujdes
fletën për krisje ose dëmtime. Zëvendësoni
menjëherë fletën e krisur ose të dëmtuar.
Pluhuri i shpimit dhe palca e drurit të forcuara
në fleta ngadalësojnë sharrën dhe rrisin
mundësinë e zmbrapsjes. Mbani fletën të
pastër, fillimisht duke e hequr atë nga pajisja
dhe pastaj duke e pastruar me pastrues
pluhurash dhe palce druri, ujë ose vajguri. Mos
përdorni asnjëherë benzinë për të pastruar
fletën.
9.
Përdorni vetëm flanxha specifike për këtë
vegël.
10. Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin
kryesor, flanxhat (sidomos sipërfaqen e
instalimit) ose bulonin. Dëmtimi i këtyre
pjesëve mund të shkaktojë thyerjen e fletës.
11.
Sigurohuni që baza e rrotullimit të jetë
siguruar siç duhet që të mos lëvizë gjatë
punës. Përdorni vrimat në bazë për të
shtrënguar sharrën në një platformë ose stol
të qëndrueshëm pune. ASNJËHERË mos e
përdorni veglën ku pozicionimi i operatorit
mund të ishte i vështirë.
12. Sigurohuni që bllokuesi i boshtit të lirohet
përpara se të ndizet çelësi.
13. Sigurohuni që fleta të mos prekë bazën e
rrotullimit në pozicionin më të ulët.
14. Mbajeni dorezën fort. Vini re që sharra lëviz
pak lart ose poshtë gjatë ndezjes dhe fikjes.
15. Sigurohuni që fleta të mos e prekë materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
16. Përpara se të përdorni veglën mbi një material
aktual, lëreni të punojë për ca kohë. Bëni
kujdes për dridhje ose lëkundje që mund
të tregojnë instalim të gabuar ose thikë të
pabalancuar mirë.
17. Ndaloni menjëherë punën nëse vini re diçka
jonormale.
18. Mos u përpiqni të bllokoni këmbëzën në
pozicionin "NDEZUR".
19. Përdorni gjithmonë aksesorët e rekomanduar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve jo
të duhur, siç janë disqet abrazive të prerjes,
mund të shkaktojnë lëndim.
20. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
Rregulla të tjera sigurie për lazerin
1.
RREZATIM LAZER, MOS SHIKONI NË
RREZE OSE SHIKOJENI NË MËNYRË TË
DREJTPËRDREJTË DUKE PËRDORUR
INSTRUMENTE OPTIKE, PRODUKT LAZER I
KATEGORISË 2M.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
Mos e ruani dhe mos e përdorni pajisjen dhe
6.
kutinë e baterisë në vende ku temperatura
mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C (122 °F).
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
8.
Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo rrëzoni
kutinë e baterisë apo ta goditni kutinë e baterisë
me një objekt të fortë. Një sjellje e tillë mund të
shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
43 SHQIP
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dls600z

Table of Contents