Samsung VS20A95 Series User Manual page 67

Hide thumbs Also See for VS20A95 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Të përgjithshme
Për informacion rreth zotimeve mjedisore të "Samsung" dhe detyrimeve
rregullatore specifike për produktin, p.sh. REACH (WEEE, bateritë), vizitoni:
samsung.com/uk/aboutsamsung/samsungelectronics/corporatecitizenship/
data_corner.html
Mospërmbushja e këtyre kërkesave mund të dëmtojë pjesët e brendshme të
fshesës me korrent dhe ta bëjë garancinë të pavlefshme.
• Lexojini me kujdes të gjitha udhëzimet. Përpara se ta ndizni fshesën me
korrent, sigurohuni që tensioni i burimit të energjisë të jetë i njëjtë me
atë që tregohet në pllakën e specifikimeve në pjesën e pasme të fshesës
portative me korrent (ana e kontaktit të baterisë).
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe persona
me aftësi të reduktuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë
përvoje dhe njohurish nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse i kuptojnë rreziqet e mundshme.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Fëmijët nuk duhet ta pastrojnë apo
të kryejnë mirëmbajtje të fshesës me korrent pa mbikëqyrjen e të rriturve.
• Mos lejoni në asnjë çast që fshesa me korrent të përdoret pa mbikëqyrje.
• Ky produkt synohet vetëm për përdorim shtëpiak. (Mos e përdorni këtë
produkt për qëllime të tjera përveç qëllimeve të synuara.)
• Mos lejoni që fëmijët të hipin mbi produkt apo të luajnë me të.
– Mund të shkaktohet lëndim ose dëmtim i produktit.
Fshesë me korrent
• Gjatë montimit të fshesës me korrent, bëni kujdes të mos kapni gishtat apo
duart në palosjen gjatë lëvizjes së dorezës.
• Mos e përdorni fshesën me korrent mbi qilima ose dysheme të lagura.
Shqip  3

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vs20a959 seriesVs20a958 series

Table of Contents