Makita TD112DZ Instruction Manual page 21

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.2: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.3: 1. Çelësi
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë në këmbëzën
e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
SHËNIM: Vegla ndalon automatikisht nëse vazhdoni
të tërhiqni këmbëzën e çelësit për rreth 6 minuta.
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik. Nëse vegla
vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me shpejtësi pasi
lëshohet këmbëza e çelësit, dërgojeni veglën për
shërbim te një qendër shërbimi Makita.
Ndezja e llambës së përparme
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
► Fig.4: 1. Llamba
► Fig.5: 1. Vrima e kunjit
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Për ta fikur,
lëshojeni. Llamba fiket afërsisht pas 10 sekondash pas
lëshimit të këmbëzës së çelësit.
Për ta mbajtur llambën fikur, çaktivizoni statusin e llambës.
Fillimisht, tërhiqni dhe lëshoni këmbëzën e çelësit. Dhe më pas
shtypni vrimën e kunjit për një sekondë brenda 10 sekondash.
Për të aktivizuar statusin e llambës përsëri, shtypni
vrimën e kunjit përsëri në mënyrë të ngjashme.
Kapaciteti i
mbetur
Fikur
75% deri 100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
SHËNIM: Për të konfirmuar gjendjen e llambës,
tërhiqni këmbëzën. Kur llamba ndriçohet nga tërheqja
e këmbëzës së çelësit, gjendja e llambës është
NDEZUR. Kur llamba nuk ndizet, gjendja e llambës
është FIKUR.
SHËNIM: Kur vegla mbinxehet, ekrani LED pulson
për një minutë dhe fiket. Në këtë rast, ftoheni veglën
para se ta përdorni përsëri.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
► Fig.6: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën,
vendoseni gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
Funksioni i ndalimit automatik të
kapacitetit të mbetur të baterisë
Nëse kapaciteti i mbetur i baterisë është më pak
se 30%, vegla nuk ndizet kur tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Kjo bëhet për të parandaluar shtrëngimin e
pamjaftueshëm.
Kur tërhiqni këmbëzën e çelësit pak përpara se të fillojë
funksioni i ndalimit automatik, llamba pulson disa herë.
Kur tërhiqni këmbëzën e çelësit ndërkohë që është
në punë funksioni i ndalimit automatik, edhe llamba
pulson. Në këto raste, karikojeni baterinë ose ndërrojeni
baterinë me një të karikuar plotësisht.
Për kutitë e baterive me tregues të kapacitetit të mbetur
të baterisë, funksioni i ndalimit automatik mund të fillojë
pavarësisht gjendjes së ekranit të kapacitetit të mbetur
në bateri.
► Fig.7: 1. Këmbëza e çelësit 2. Llamba
21 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Td112d

Table of Contents