Makita 7104L Instruction Manual page 14

Hide thumbs Also See for 7104L:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
Fig.1
Lironi bulonin me veshë në bllokues. Lëvizeni bllokuesin
në pozicionin e dëshiruar dhe shtrëngoni bulonin me
veshë. Kur të jetë shtrënguar, maja e bulonit me veshë
duhet të prekë sipërfaqen e sheshtë të shtyllës së
bllokuesit. Numrat e treguar në shtyllën e bllokuesit janë
në cm (3 mm për gradim).
Veprimi i ndërrimit
Fig.2
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, ka një
buton zhbllokimi. Për ta ndezur veglën shtypni brenda
butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e zinxhirit të prerësit
Fig.3
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe e
hequr nga priza përpara se ta instaloni ose hiqni
zinxhirin e prerësit.
Mbyllni gjithmonë kapakun e zinxhirit pas instalimit,
heqjes ose rregullimit të zinxhirit të prerësit.
Për të instaluar zinxhirin e prerësit hapni kapakun e
zinxhirit. Lironi bulonin hekzagonal duke siguruar
shufrën e zinxhirit dhe vidën rregulluese.
Orientoni prerësit në drejtimin që tregon shigjeta në
vegël (drejtimi i rrotullimit). Montoni zinxhirin e prerësit
në fillim në rrotën e dhëmbëzuar dhe më pas në shufrën
e zinxhirit. Shtrëngoni deri në mes bulonin hekzagonal.
Fig.4
Rrotulloni vidën rregulluese për të rritur tendosjen e
zinxhirit të prerësit. Tërhiqni pak mesin e zinxhirit të
prerësit. Kur ka një hapësirë prej afërsisht 5-6 mm
ndërmjet shufrës së zinxhirit dhe zinxhirit të prerësit,
atëherë tendosja e zinxhirit të prerësit është aq sa duhet.
Fig.5
Pasi të rregulloni tendosjen, shtrëngoni mirë bulonin
hekzagonal për të siguruar shufrën e zinxhirit. Më tej
shtrëngoni pak vidën rregulluese. Mbyllni kapakun e
zinxhirit.
Për të hequr zinxhirin e prerësit ndiqni procedurën e
kundërt të instalimit.
Sigurimi i veglës në materialin e punës
Fig.6
Fig.7
Lironi levën e morsetës dhe lëvizni nga pas morsetën e
pasme. Vendoseni veglën mbi materialin e punës në
mënyrë që morseta e përparme të prekë anën e
materialit të punës. Shtyni përpara morsetën e pasme
derisa distanca ndërmjet morsetës së pasme dhe
materialit të punës të jetë 3-8 mm. Shtrëngoni levën e
morsetës për të fiksuar morsetën e pasme. Lëvizni
veglën në mënyrë të tillë që simboli "0" në pllakën
treguese të jetë në një drejtim me vijën e prerjes (A).
Shtyni levën (A) poshtë deri në fund për të siguruar
materialin e punës.
Rrotulloni dorezën vendosëse derisa skaji i përparmë i
pllakës treguese ngjyrë të verdhë të jetë bashkërenditur
me vijën prerëse (B).
Fig.8
PËRDORIMI
Fig.9
Kapni fort dorezat në të dyja anët. Ndizni veglën dhe
prisni derisa zinxhiri i prerësit të marrë shpejtësinë e
plotë. Më pas lironi kanxhën dhe ulni kokën e veglës për
të prerë materialin e punës. Mos ushtroni presion të
tepërt mbi vegël. Kjo jo vetëm që mund të ulë
efikasitetin e punës, por gjithashtu mund të shkaktojë
reagim të rrezikshëm. Në fillim të prerjes, gjatë shpimit
të vrimës dhe kur prisni ndonjë nyjë në materialin e
punës, përparoni me ngadalë. Pasi të mbaroni prerjen,
ngrijeni kokën e veglës me ngadalë derisa ta keni futur
sërish në kanxhë. Më pas fikeni veglën. Ngrini levën (A)
dhe hiqeni veglën nga materiali i punës.
PARALAJMËRIM:
Futeni gjithmonë kokën e veglës në kanxhë kur
nuk jeni duke e përdorur veglën.
Mos u përpiqni asnjëherë të prisni një material
pune të përdredhur ose të deformuar kur vegla
nuk është siguruar siç duhet.
Rregullimi i pllakës së treguesit dhe pllakës
treguese
Pllaka e treguesit dhe pllaka treguese ngjyrë të verdhë
rregullohen që nga fabrika për zinxhirin e prerësit
standard 16,5 mm që ofrohet. Kur montimi nuk është
bërë, për ndonjë arsye, ose kur përdorni një masë tjetër
zinxhiri të prerësit, lironi vidat dhe rregulloni pllakën e
treguesit dhe pllakën treguese me ngjyrë të verdhë.
14

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents