Bosch Tronic 4000 T Installation And Operating Instructions Manual page 265

Dhw tank
Hide thumbs Also See for Tronic 4000 T:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 25
H Punimet elektrike
Punimet elektrike mund t'i kryejnë vetëm specialistët për
instalimet elektrike.
Përpara fillimit të punimeve elektrike:
▶ Stakoni energjinë elektrike në të gjitha fazat dhe sigurojeni
kundër rindezjes.
▶ Sigurohuni për mungesën e energjisë elektrike.
▶ Kini gjithashtu parasysh skemat e lidhjes së komponentëve
të tjerë të sistemit.
H Montimi, modifikimet
▶ Montimi i pajisjes, si dhe ndryshimet e mundshme në lidhje
me instalimin e saj mund të kryhen vetëm nga një
nënkontraktor i autorizuar.
▶ Mos e pengoni kurrë tubin ajrues të valvulës së çlirimit të
presionit.
▶ Linja e shkarkimit nga valvula e çlirimit të presionit duhet të
instalohet për poshtë në një pikë pa ngricë dhe duhet
gjithashtu të qëndrojë e hapur ndaj atmosferës.
▶ Gjatë ngrohjes mund të çlirohet ujë nga tubi i shkarkimit të
valvulës së çlirimit të presionit.
H Mirëmbajtja
▶ Mirëmbajtja duhet të kryhet vetëm nga një nënkontraktor i
autorizuar.
▶ Hiqeni gjithnjë pajisjen nga korrenti përpara se të kryeni
punime mirëmbajtjeje.
▶ Përdoruesi është përgjegjës për sigurinë dhe
pajtueshmërinë ekologjike të instalimit dhe/ose të
mirëmbajtjes.
▶ Duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
▶ Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar mund të ndërrohet
vetëm nga prodhuesi, shërbimi i prodhuesit pas shitjes ose
profesionistë të kualifikuar për parandalimin e rrethanave
të rrezikshme.
H Inspektimi dhe mirëmbajtja
Inspektimi dhe mirëmbajtja e rregullt janë premisa për
funksionimin e sigurt dhe ekologjik të sistemit.
Ne rekomandojmë të lidhni një kontratë vjetore inspektimi dhe
mirëmbajtjeje me prodhuesin.
▶ Punimet duhet të kryhen vetëm nga një nënkontraktor i
miratuar.
▶ Eliminojini menjëherë të gjitha defektet e identifikuara.
Çdo situatë që devijon nga kushtet e përshkruara tek udhëzimet
duhet vlerësuar nga një specialist i miratuar. Nëse ka miratim
për këtë, specialisti duhet të specifikojë një katalog të
kërkesave të mirëmbajtjes, që marrin parasysh konsumimin
dhe kushtet e posaçme të punës dhe që pajtohen me të gjitha
standardet dhe kërkesat e shtetit dhe të përdorimit.
Tronic 4000 T – 6721843807 (2022/06)
Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë
H Dorëzimi te përdoruesi
Me dorëzimin e sistemit të paneleve diellore, shpjegojini
operatorit mënyrën dhe kushtet e përdorimit.
▶ Shpjegoni përdorimin - me theks të veçantë mbi të gjitha
veprimet në lidhje me sigurinë.
▶ Vini në dukje se konvertimi ose riparimi duhet kryer vetëm
nga një nënkontraktor i licencuar.
▶ Gjithashtu vini në dukje nevojën për inspektim dhe
mirëmbajtje parandaluese për përdorim të sigurt dhe
ekologjik.
▶ Dorëzojani përdoruesit udhëzimet e instalimit dhe të
përdorimit për t'i ruajtur diku.
H Siguria e pajisjeve elektrike për përdorimin në shtëpi
dhe për qëllime të ngjashme
Për mënjanimin e rreziqeve nga pajisjet elektrike vlejnë në
përputhje me EN 60335-1 standardet e mëposhtme:
„Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë mbi 8 vjeç ose nga
persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose
me mungesë përvoje dhe dijesh nëse ata mbahen nën vëzhgim
ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe
kuptojnë rreziqet që lindin nga përdorimi i saj. Fëmijët nuk
lejohen të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajta nga ana
e përdoruesit nuk lejohet të kryhet nga fëmijët pa qenë nën
vëzhgim."
„Nëse dëmtohet linja e lidhjes në rrjet, ajo duhet zëvendësuar
nga prodhuesi ose shërbimi i tij i klientit ose një person me
kualifikim të ngjashëm, për të mënjanuar rreziqet."
265

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

50 ebp80 ebp100 ebp

Table of Contents