Mirëmbajtja; Përkujdesja Ndaj Produktit; Pastroni/Kontrolloni Filtrin; Pastroni/Kontrolloni Rubinetin - Vaillant electronicVED lite Operating Instructions Manual

Table of Contents

Advertisement

6
Mirëmbajtja
Vetëm përmes inspektimit mund të garantohen
disponueshmëria, siguria, besueshmëria dhe jetëgjatësia e
produktit. Në varësi të rezultateve të inspektimit mund të jetë
i nevojshëm një kontroll më i hershëm.
6.1
Përkujdesja ndaj produktit
Pastroni veshjen me leckë të njomë dhe pak sapun pa
tretës.
Mos përdorni spërkatës, lëndë gërryese, shpëlarës,
tretësira ose pastrues me përmbajtje klori.
6.2

Pastroni/kontrolloni filtrin

Hiqeni rregullisht filtrin e instaluar në hyrjen e ujit të
ftohtë, për ta pastruar ose zëvendësuar.
6.3

Pastroni/kontrolloni rubinetin

1.
Zhgëlqerësoni rubinetin rregullisht me produkte pazari,
për të hequr shtresëzimit e gëlqerizuara.
2.
Hiqeni rregullisht rregullatorin e sasisë së rrjedhës
në vendin e shpërndarjes, nëse ka një të tillë, për ta
pastruar apo zëvendësuar.
6.4
Sigurimi i pjesëve të këmbimit
Pjesët origjinale të produktit janë certifikuar nga prodhuesi
si pjesë e kontrollit të përputhshmërisë. Nëse gjatë
mirëmbajtjes ose riparimit, përdorni pjesë të tjera, të
pacertifikuara ose të paautorizuara, përputhshmëria e
produktit mund të shfuqizohet dhe produkti nuk përputhet më
me normat në fuqi.
Ju këshillojmë të përdorni menjëherë pjesë këmbimi
origjinale të prodhuesit, në mënyrë që të garantohet një
funksionim pa defekte dhe i sigurt. Për të marrë informacione
lidhur me pjesët e këmbimit origjinale, drejtohuni pranë
adresës së kontaktit që gjendet në pjesën e pasme të
udhëzuesit përkatës.
Nëse gjatë mirëmbajtjes ose riparimit ju duhen pjesë
këmbimi, përdorni vetëm pjesë këmbimi të autorizuara
për produktin.
6.5

Kontrolloni produktin

Gjatë mirëmbajtjes, kontrolloni:
anomali në produkt.
pastërtia e filtrit të ujit në elementin lidhës të ujit të ftohtë.
padepërtueshmëri të tubacioneve.
Instalimi elektrik i produktit duhet të testohet vetëm nga një
elektricist.
Kur filtri i ujit të ftohtë është i pistë ose i dëmtuar, pastrimi
dhe mirëmbajtja duhet të kryhen nga një specialist.
76
7
Nxjerrja jashtë pune
Kalojeni ngrohësin e rrjedhës pa tension.
Për nxjerrjen e produktit jashtë pune përfundimisht,
ngarkoni teknikun tuaj profesionist.
8

Riciklimi dhe deponimi

Asgjësimin e ambalazhit lëreni ta kryejë tekniku
profesionist që ka instaluar produktin.
Nëse produkti është i shënuar me këtë simbol:
Në këtë rast mos e shkarkoni produktin me mbeturinat e
shtëpisë.
Përkundrazi, dërgojeni produktin në një vend grumbullimi
për pajisje të vjetra elektrike dhe elektronike.
Nëse produkti përmban bateri, të cilat janë të shënuara
me këtë shenjë, atëherë bateritë mund të përmbajnë
substanca ndotëse për shëndetin.
Në këtë rast shkarkoni bateritë në një vend grumbullimi
per bateri.
Manuali i përdorimit 0020323586_00

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ved e 11--13/1 l u0010044426

Table of Contents