Fushat Elektromagnetike (Emf); Riciklimi; Deklarata E Thjeshtuar E Konformitetit E Be-Së - Philips 4000i Series User Manual

Hide thumbs Also See for 4000i Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Djegia e filtrit mund të shkaktojë rrezik të paevitueshëm për njerëzit dhe/ose mund të rrezikojë
jetën e tyre. Mos e përdorni filtrin si lëndë djegëse ose për ndonjë qëllim të ngjashëm.
Shmangni përplasjet me pajisjen (në veçanti vrimën e hyrjes dhe të daljes së ajrit) me objekte të
forta�
Mos fusni kurrë gishtat apo objekte në vrimën e hyrjes dhe të daljes së ajrit, për të parandaluar
lëndimin fizik ose problemet në funksionimin e pajisjes.
Mos e përdorni pajisjen kur keni përdorur largues insektesh në formë tymi ose mos e përdorni në
vende me mbetje vaji, tym djegieje ose me avuj kimikë.
Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve me gaz, pajisjeve ngrohëse ose oxhakëve të zjarrit.
Hiqni gjithmonë spinën e pajisjes kur dëshironi që ta lëvizni, të pastroni pajisjen, të ndërroni filtrin
apo kur doni të kryeni ndonjë mirëmbajtje tjetër.
Pajisja është projektuar për përdorim në hapësira shtëpiake dhe komerciale. Synohet për përdorim
në ambiente të brendshme në kushte normale pune.
Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim familjar në kushte pune normale.
Mos e përdorni pajisjen në ambiente të lagështa ose në ambiente me lagështi të lartë apo me
temperatura të larta, si për shembull në banjë, tualet ose kuzhinë apo në një dhomë me ndryshime
të mëdha temperature.
Pajisja nuk largon monoksidin e karbonit (CO) ose radonin (Rn). Ajo nuk mund të përdoret si pajisje
sigurie në rastin e aksidenteve me proceset e djegies dhe me kimikatet e rrezikshme.
Temperatura e rekomanduar për përdorimin e pajisjes është nga 5°C në 45°C, me nivel lagështie
relative prej ≤85%. Pajisja mund të ndalojë së punuari ose të dëmtohet nëse nuk ndiqni nivelin e
rekomanduar të temperaturës dhe të lagështirës.
Diapazoni i rekomanduar i temperaturës për mbajtjen e pajisjes është nga -20°C në 55°C. Pajisja do
të dëmtohet nëse ruhet në klimë ekstreme jashtë diapazonit.
Ajërpastruesit shërbejnë vetëm si pjesë e planit parandalues për viruset, ato nuk janë zgjidhja e
vetme kundër një transmetimit të mundshëm viral.
Niveli i presionit të zërit për emetimin e zhurmës është nën 70dB(A).
Fushat.elektromagnetike.(EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj
fushave elektromagnetike.

Riciklimi

Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë
(2012/19/BE).
Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike.
Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
Deklarata.e.thjeshtuar.e.konformitetit.e.BE-së
Nëpërmjet kësaj deklarate, DAP B.V. deklaron se pajisja radio e llojit AC3854/AC3858 është në
përputhje me Direktivën 2014/53/BE. Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së gjendet në
adresën e mëposhtme të internetit: www.philips.com.
220 SQ

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ac3854Ac3858Ac3854/51Ac3858/51

Table of Contents