Download Print this page

Makita RT0702C Instruction Manual page 34

Hide thumbs Also See for RT0702C:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorimi i veglës me bazën e
kompensimit
Përpara se të instaloni veglën në bazën e
1.
kompensimit, hiqni dadon unazë dhe konin e mbledhjes
duke liruar dadon unazë.
► Fig.29: 1. Pulexha 2. Dadoja e mandrinës pincetë
3. Koni i mandrinës pincetë
Instaloni pulexhën në vegël duke shtypur bllokimin
2.
e boshtit dhe duke e shtrënguar pulexhën fort me një
çelës.
► Fig.30: 1. Çelësi fiso 2. Pulexha 3. Bllokuesi i
boshtit
Vendosni konin e mandrinës pincetë dhe
3.
shtrëngoni dadon e mandrinës pincetë në bazën e
kompensimit siç tregohet në figurë.
► Fig.31: 1. Dadoja e mandrinës pincetë 2. Koni i
mandrinës pincetë
Montrojeni bazën e kompensimit në vegël.
4.
► Fig.32
Kapeni rripin mbi pulexhë me anë të një kaçavide
5.
dhe sigurohuni që e gjithë gjerësia e rripit të përputhet
mirë mbi pulexhë.
► Fig.33: 1. Pulexha 2. Rripi
Mbyllni levën e bllokimit.
6.
► Fig.34: 1. Leva e bllokimit
Instaloni punton e makinës buzëprerëse si më poshtë.
7.
Vendosni veglën me bazën e kompensimit. Futeni
çelësin hekzagonal në vrimë në bazën e kompensimit.
Me çelësin hekzagonal të mbajtur në pozicionin siç
tregohet në figurë, futni punton e makinës buzëprerëse
në konin e mandrinos në boshtin e bazës së
kompensimit nga ana e kundërt dhe shtrëngoni fort me
çelës dadon e mandrinos.
► Fig.35: 1. Çelësi fiso 2. Çelësi fiso hekzagonal
3. Puntoja e makinës buzëprerëse
Për ta hequr punton e makinës buzëprerëse,
8.
ndiqni procedurën e anasjelltë të instalimit.
Përdorimi i bazës me pllakën e bazës
së kompensimit dhe aksesorin kapës
Baza e kompensimit mund të përdoret edhe me bazën
dhe një aksesor kapës (aksesor opsional) për më
shumë qëndrueshmëri.
► Fig.36
Lironi vidat dhe hiqni pjesën e sipërme të bazës
1.
së kompensimit. Pjesën e sipërme të bazës së
kompensimit vendoseni mënjanë.
► Fig.37: 1. Vidat 2. Pllaka e bazës së kompensimit
3. Seksioni i sipërm i bazës së kompensimit
Pllakën e bazë së kompensimit montojeni me
2.
katër vida dhe aksesorin kapëse me dy vida në pllakën
e bazës së kompensimit. Vidhosni një mbajtëse
në formë shufre (aksesor opisonal) në shtojcën e
mbajtëses. Në një mënyrë tjetër përdorimi, mbajtësja
në formë doreze që hiqet nga baza e zhytjes (aksesor
opsional) mund të instalohet në shtojcën e mbajtëses.
Për të instaluar mbajtësen në formë doreze vendoseni
në shtojcën e mbajtëses dhe sigurojeni me një vidë.
Me mbajtësen në formë shufre
► Fig.38: 1. Mbajtësja në formë shufre 2. Aksesori
i mbajtëses 3. Pllaka e bazës së
kompensimit
Me mbajtësen në formë doreze
► Fig.39: 1. Vida 2. Mbajtësja në formë doreze
3. Aksesori i mbajtëses
Përdorimi i veglës me bazën e
zhytjes
Aksesorë opsionalë
Kur përdorni një udhëzues, mbajeni
KUJDES:
veglën fort me të dyja duart.
Për ta përdorur veglën si udhëzues, instalojeni
1.
veglën mbi bazën e zhytjes (aksesor opsional) duke
e shtypur poshtë plotësisht. Mund të përdoren si
mbajtësja në formë doreze dhe mbajtësja në formë
shufre (aksesor opsional) në varësi të punës suaj.
► Fig.40: 1. Baza e zhytjes 2. Mbajtësja në formë
shufre
Për të përdorur mbajtësen në formë shufre
2.
(aksesor opsional) lironi vidat dhe hiqni mbajtësen në
formë doreze.
► Fig.41: 1. Vida 2. Mbajtësja në formë doreze
Vidhosni mbajtësen në formë shufre në bazë.
3.
► Fig.42: 1. Mbajtësja në formë shufre
Rregullimi i thellësisë së prerjes
gjatë përdorimit të bazës së zhytjes
(aksesor opsional)
Gjithmonë mbajeni veglën fort me të
KUJDES:
dyja mbajtëset gjatë përdorimit.
► Fig.43: 1. Çelësi i rregullimit 2. Leva e bllokimit
3. Treguesi i thellësisë 4. Dadoja vendosëse
e mbështetëses së pajisjes fiksuese
5. Butoni i furnizimit të shpejtë 6. Pajisja
fiksuese 7. Bllokuesi i pajisjes fiksuese
8. Buloni hekzagonal rregullues
Vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë. Lironi
1.
levën e bllokimit dhe ulni trupin e veglës derisa puntoja e
makinës buzëprerëse të prekë pak sipërfaqen e sheshtë.
Shtrëngoni levën e bllokimit për të bllokuar trupin e veglës.
Rrotulloni dadën e vendosjes së mbështetëses
2.
së pajisjes fiksuese në drejtim kundër orar. Ulni
mbështetësen e pajisjes fiksuese derisa të bjerë
në kontakt me bulonin hekzagonal të rregullimit.
Bashkërenditni shigjetën e thellësisë me gradimin
"0". Thellësia e prerjes tregohet në shkallë me anë të
shigjetës së thellësisë.
Ndërkohë që shtypni butonin e furnizimit të
3.
shpejtë, ngrini mbështetësin e pajisjes fiksuese derisa
të përftoni thellësinë e dëshiruar të prerjes. Rregullime
të vogla të thellësisë mund të përftohen duke rrotulluar
dorezën e rregullimit (1 mm për rrotullim).
Duke rrotulluar dadon e vendosjes së
4.
mbështetësit të pajisjes fiksuese mund ta shtrëngoni
fort mbështetësin e pajisjes fiksuese.
34 SHQIP

Advertisement

loading