Makita LM001C Instruction Manual page 44

Battery powered lawn mower
Hide thumbs Also See for LM001C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Mirëmbajtja
1.
Hiqni çelësin e bllokimit dhe paketën elektrike portative.
2.
Vendoseni kositësen në anë në mënyrë të tillë
që leva për rregullimin e lartësisë së kositjes të vijë në
anën e sipërme. Pastroni prerjet e barit të grumbulluara
në pjesën e poshtme të kositëses.
3.
Derdhni ujë drejt pjesës së poshtme të makinerisë
me të cilën është bashkuar fleta.
VINI RE:
Mos e lani makinerinë me ujë me
presion të lartë.
4.
Kontrolloni të gjitha dadot, dorezat, vidat etj., nëse
janë shtrënguar mire.
5.
Inspektoni pjesët e lëvizshme për dëmtim, thyerje
dhe konsumim. Pjesët e dëmtuara ose që mungojnë
duhet të riparohen ose zëvendësohen.
6.
Magazinojeni kositësen në një vend të sigurt ku
nuk arrihet nga fëmijët.
VINI RE:
Mos derdhni ujë në zonën që tregohet
në figurë. Derdhja e ujit në njësinë e motorit mund të
shkaktojë keqfunksionim të makinerisë.
► Fig.43: 1. Zona ku nuk duhet të derdhet ujë
Transportimi i kositëses
Kur transportoni kositësen, mbajeni dorezën e
përparme dhe dorezën e pasme me dy persona siç
tregohet në figurë.
► Fig.44: 1. Mbajtësja e përparme 2. Mbajtësja e
pasme
Magazinimi
Kositësen ruajeni në një vend të mbyllur, të freskët,
të thatë dhe të kyçur. Mos e ruani kositësen dhe
karikuesin në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 40 °C.
Heqja ose instalimi i diskut të
kositëses
PARALAJMËRIM:
sekonda pasi keni lëshuar çelësin. Mos nisni
asnjë punë derisa disku të ndalojë plotësisht.
PARALAJMËRIM:
e bllokimit dhe paketën elektrike portative kur
hiqni ose instaloni diskun. Mosheqja e çelësit të
bllokimit dhe e paketës elektrike portative mund
të shkaktojë lëndime serioze.
PARALAJMËRIM:
kur punoni me diskun.
Disku rrëshqet për disa
Hiqni gjithmonë çelësin
Mbani gjithmonë doreza
Heqja e fletës së kositëses
Për modelet e pajisura me fletën e drejtë
të kositëses
1.
Vendoseni kositësen në anë në mënyrë të tillë
që leva për rregullimin e lartësisë së kositjes të vijë në
anën e sipërme.
2.
Për të bllokuar rrotullimin, futni një kunj në vrimën
në trupin e kositëses.
3.
Rrotulloni bulonin në drejtim të kundërt të
akrepave të orës me çelësin me tub numër 17.
► Fig.45: 1. Disku i kositëses 2. Kunji 3. Çelësi me
tub
4.
Hiqni bulonin dhe më pas fletën e kositëses.
► Fig.46: 1. Mbështetësja e fletës 2. Disku i kositëses
3. Buloni 4. Pjesa e dalë
VINI RE:
Kur instaloni fletën e kositëses,
sigurohuni që pjesët e dala te mbështetësja
e fletës të përshtaten me vrimat në fletën e
kositëses.
Për modelet e pajisura me fletët e
kositëses me kthim pas
1.
Vendoseni kositësen në anë në mënyrë të tillë
që leva për rregullimin e lartësisë së kositjes të vijë në
anën e sipërme.
2.
Për të kyçur pllakën e bazës, fusni kunjin në një vrimë
në trupin e kositëses përmes një vrime në pllakën e bazës.
3.
Rrotulloni bulonin në drejtim të kundërt të
akrepave të orës me çelësin me tub numër 17.
► Fig.47: 1. Kunji 2. Pllaka e bazës 3. Çelësi me tub
4.
Hiqni bulonin dhe më pas pllakën e bazës.
► Fig.48: 1. Mbështetësja e fletës 2. Pllaka e bazës
3. Buloni 4. Pjesa e dalë
VINI RE:
Kur instaloni fletët e kositëses,
sigurohuni që pjesët e dala te mbështetësja e
fletës të përshtaten me vrimat në pllakën e bazës.
5.
Për të hequr fletën individuale të kositëses,
rrotulloni bulonin në drejtim të kundërt të akrepave të
orës me çelësin me tub numër 17, ndërkohë që mbani
pllakën e bazës.
► Fig.49: 1. Pllaka e bazës 2. Fleta e kositëses
3. Çelësi me tub
6.
Hiqni dadon, rondelën, rondelën me sustë, fletën e
kositëses dhe bulonin sipas rendit.
► Fig.50: 1. Vrima e bulonit 2. Buloni 3. Fleta e
kositëses 4. Rondela me sustë 5. Rondela
6. Dadoja
VINI RE:
Kur shtrëngoni dadot për të instaluar
fletët individuale të kositëses, aplikoni si forcë
shtrënguese 30 N.m.
VINI RE:
Kur instaloni fletën individuale të
kositëses, sigurohuni që të vendosni rondelën me
sustë në drejtimin e treguar në figurë.
VINI RE:
Kur instaloni fletën individuale të
kositëses, sigurohuni që të fusni bulonat në
vrimat e bulonave të treguar në figurë.
44 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents