Makita UM600D Instruction Manual page 33

Cordless grass shear / cordless hedge trimmer
Hide thumbs Also See for UM600D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Udhëzimet për mirëmbajtjen
1.
Përpara fillimit të punës duhet të kontrollohet
gjendja e pajisjes, në veçanti ajo e veglës
prerëse dhe e pajisjeve mbrojtëse.
2.
Fikni motorin dhe hiqni kutinë e baterisë
përpara se të kryeni mirëmbajtje, duke
ndërruar veglat prerëse ose duke pastruar
pajisjen ose veglën prerëse.
Kur nuk e përdorni pajisjen, ruajeni brenda në
3.
një vend të thatë dhe të lartë ose të kyçur, larg
fëmijëve. Pastrojeni dhe kryeni mirëmbajtje
përpara ruajtjes.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Paralajmërime sigurie për prerësin e
shkurreve me bateri
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg fletës të
1.
prerësit. Mos e largoni materialin e prerë dhe
mos e mbani materialin që do të prisni kur
fletët janë në lëvizje. Sigurohuni që çelësi të
jetë i fikur kur pastroni materiale të ngecura.
Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të prerësit
të shkurreve mund të shkaktojë lëndim të rëndë
personal.
2.
Mbajeni prerësin e shkurreve nga doreza
me fletën e prerësit të ndaluar. Vendosni
gjithmonë kapakun e pajisjes prerëse
gjatë transportimit ose ruajtjes së prerësit
të shkurreve. Përdorimi i duhur i prerësit të
shkurreve pakëson lëndimin e mundshëm
personal nga fletët e prerësit.
3.
Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet e
izoluara të kapjes sepse fleta e prerësit mund
të prekë tela të fshehur. Fletët e prerësit që
prekin tel me rrymë mund të elektrizojnë pjesët e
ekspozuara metalike të veglës elektrike dhe mund
t'i japin punëtorit goditje elektrike.
4.
RREZIK - Mbajini duart larg fletës. Kontakti me
fletën do të rezultojë në lëndim të rëndë personal.
5.
Mos e përdorni prerësin e shkurreve në shi ose
në kushte shumë të lagështa. Motori elektrik nuk
është rezistues ndaj ujit.
6.
Përdoruesit fillestarë duhet të kenë pranë një
përdorues me përvojë të prerësit të shkurreve
që t'u tregojë si përdoret prerësi.
7.
Prerësi i shkurreve nuk duhet të përdoret nga
fëmijët ose nga personat nën 18 vjeç. Të rinjtë
mbi 16 vjeç mund të përjashtohen nga ky kufizim
nëse trajnohen nën mbikëqyrjen e një eksperti.
8.
Përdoreni prerësin e shkurreve vetëm nëse
jeni në gjendje të mirë fizike. Vëmendja
reduktohet nëse jeni të lodhur. Tregohuni
veçanërisht të kujdesshëm në fund të ditës së
punës. Kryejini të gjitha punët me qetësi dhe
MOS lejoni që njohja
kujdes. Përdoruesi është përgjegjës për të gjitha
dëmtimet ndaj palëve të treta.
Asnjëherë mos e përdorni prerësin nën
9.
ndikimin e alkoolit, drogave ose mjekimeve.
10. Dorezat e punës prej lëkure të fortë janë pjesë
e pajisjeve bazë të prerësit të shkurreve dhe
duhet të vishen gjithmonë gjatë përdorimit të
tij. Mbani gjithashtu këpucë të forta me shuall
kundër rrëshqitjes.
Përpara se të filloni punën, kontrolloni për t'u
11.
siguruar që prerësi është në gjendje pune të
mirë dhe të sigurt. Sigurohuni që mbrojtëset
janë vendosur siç duhet. Prerësi i shkurreve
nuk duhet të përdoret nëse nuk është montuar
plotësisht.
12. Sigurohuni që keni mbështetje të sigurt të
këmbëve përpara se të filloni punën.
13. Mbajeni veglën fort gjatë përdorimit.
14. Mos e përdorni veglën pa ngarkesë nëse nuk
është e nevojshme.
15. Fikeni menjëherë motorin dhe hiqni kutinë e
baterisë nëse prerësi prek ndonjë gardh ose
objekt tjetër të fortë. Kontrollojeni prerësin për
dëmtim dhe riparojeni menjëherë nëse është
dëmtuar.
16. Fikeni gjithmonë prerësin dhe hiqni kutinë e
baterisë përpara se të kontrolloni prerësin,
të ndreqni defektet ose të hiqni materiale të
ngecura te prerësi.
17. Fikeni gjithmonë prerësin dhe hiqni kutinë e
baterisë përpara se të kryeni mirëmbajtje.
18. Hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë dhe
vendoseni kapakun e fletëve mbi fletët e
prerësit gjatë lëvizjes së prerësit të shkurreve
në një vend tjetër apo gjatë punës. Asnjëherë
mos e mbani ose mos e transportoni prerësin
ndërkohë që është në punë. Mos e kapni
asnjëherë prerësin me duar.
19. Pastrojeni prerësin e shkurreve dhe sidomos
prerësin pas përdorimit dhe përpara se ta
ruani prerësin për periudha të gjata kohore.
Lyeni prerësin pak me vaj dhe vendosni
kapakun. Kapaku i dhënë me njësinë mund të
varet në mur, duke ofruar një mënyrë të sigurt dhe
praktike ruajtjeje të prerësit të shkurreve.
20. Ruajeni prerësin e shkurreve në një dhomë
të thatë, me kapakun të vendosur. Mbajeni
larg fëmijëve. Mos e ruani asnjëherë prerësin
jashtë.
21. Asnjëherë mos i drejtoni fletët e gërshërëve
ndaj vetes ose të tjerëve.
22. Nëse fletët ndalojnë lëvizjen për shkak të
ngecjes së objekteve të huaja mes fletëve
gjatë përdorimit, fikni veglën dhe hiqni kutinë
e baterisë, më pas hiqni objektet e huaja
duke përdorur vegla të tilla si pincat. Heqja e
objekteve të huaja me dorë mund të shkaktojë
plagosje për arsye se fletët mund të lëvizin si
reagim ndaj heqjes së objekteve të huaja.
23. Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e
përdorni veglën në vende të lagështa ose të
lagura dhe mos e ekspozoni ndaj shiut. Uji që
hyn në vegël mund të rrisë rrezikun e goditjeve
elektrike.
33 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Uh201d

Table of Contents