Makita HR2652 Instruction Manual page 27

Combination hammer with self dust collection
Hide thumbs Also See for HR2652:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Grasoja
Lyejeni paraprakisht me një sasi të vogël grasoje (rreth
0,5-1 g) pjesën boshtore të puntos së shpimit.
Ky grasatim mundëson një punë më të shtruar dhe
jetëgjatësi shërbimi.
Instalimi ose heqja e puntos së
shpimit
Pastrojeni pjesën boshtore të puntos së shpimit dhe
lyejeni me graso përpara se të vendosni punton e
shpimit.
► Fig.14: 1. Pjesa boshtore 2. Grasoja
Futeni punton e shpimit në vegël. Rrotullojeni punton e
shpimit dhe shtyjeni derisa të mbërthehet.
Pas vendosjes së puntos së shpimit, sigurohuni
gjithmonë që puntoja e shpimit është siguruar mirë në
vend duke u përpjekur ta nxirrni.
► Fig.15: 1. Maja e puntos
Për të hequr punton e shpimit, tërhiqni poshtë deri
në fund kapakun e mandrinos dhe nxirreni punton e
shpimit jashtë.
► Fig.16: 1. Maja e puntos 2. Kapaku i mandrinës
Këndi i daltës (gjatë ciflosjes,
leskërimit ose shkatërrimit)
Dalta mund të sigurohet në këndin e dëshiruar. Për
të ndryshuar këndin e daltës, rrotulloni dorezën e
ndryshimit të modalitetit të punës në simbolin O.
Rrotulloni daltën në këndin e dëshiruar.
► Fig.17: 1. Doreza për ndryshimin e modalitetit të
punës
Rrotulloni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në simbolin
. Më pas sigurohuni që dalta të jetë
shtrënguar sa duhet duke e rrotulluar pak.
Matësi i thellësisë
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi të njëtrajtshme. Lironi mbajtësen
anësore dhe fusni matësin e thellësisë në vrimë në
mbajtësen anësore. Rregulloni matësin e thellësisë në
thellësinë e dëshiruar dhe shtrëngoni mirë mbajtësen
anësore.
► Fig.18: 1. Vrima 2. Matësi i thellësisë
SHËNIM: Sigurohuni që matësi i thellësisë të mos
prekë trupin kryesor të veglës kur bashkohet.
Instalimi ose heqja e sistemit të
thithjes së pluhurit
Për të hequr sistemin e thithjes së pluhurit, tërhiqeni
veglën ndërkohë që shtypni butonin e zhbllokimit. Për
ta instaluar, futeni veglën brenda sistemit të thithjes
së pluhurit deri në fund derisa të kyçet në vend me një
kërcitje të lehtë.
► Fig.19: 1. Butoni i bllokimit
Kupa kundër pluhurit
Aksesor opsional
Përdorni kupën kundër pluhurit për të parandaluar
shpërndarjen e pluhurit mbi vegël dhe mbi veten tuaj
gjatë punimeve të shpimit në tavan. Bashkëngjitni
kupën kundër pluhurit në punto siç tregohet në figurë.
Përmasa e puntove ku mund të bashkëngjitet kupa
kundër pluhurit është si më poshtë.
Modeli
Kupa kundër pluhurit 5
Kupa kundër pluhurit 9
► Fig.20: 1. Kupa kundër pluhurit
Kompleti i kupës kundër pluhurit
Aksesor opsional
Përpara instalimit të kompletit të kupës kundër pluhurit,
hiqeni punton nga vegla nëse është e instaluar.
Instaloni kompletin e kupës kundër pluhurit në vegël
në mënyrë që simboli
bashkërenditet me kanalin në vegël.
► Fig.21: 1. Simboli
SHËNIM: Nëse lidhni një fshesë me korrent me
kompletin e kupës kundër pluhurit, hiqeni kapakun
kundër pluhurit përpara se ta lidhni.
► Fig.22: 1. Kapaku kundër pluhurit
Për të hequr kompletin e kupës së pluhurit, hiqeni
punton ndërsa tërhiqni kapakun e mandrinës në
drejtimin e shigjetës.
► Fig.23: 1. Puntoja 2. Kapaku i mandrinos
Mbajeni bazën e kupës së pluhurit dhe tërhiqeni jashtë.
► Fig.24
SHËNIM: Nëse kapaku hiqet nga kupa kundër
pluhurit, bashkojeni me anën e printuar lart në
mënyrë që kanali në kapak të puthitet me pjesën e
brendshme të periferisë së aksesorit.
► Fig.25
PËRDORIMI
KUJDES:
Gjatë përdorimit, përdorni
gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën ndihmëse)
dhe mbajeni veglën fort nga mbajtësja anësore
dhe nga doreza e çelësit.
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që materiali i
punës të jetë siguruar përpara fillimit të punës.
27 ALBANIAN
Diametri i puntos
6 mm - 14,5 mm
12 mm - 16 mm
në kupën kundër pluhurit të
2. Kanali

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hr2653Hr2653t hr2663

Table of Contents