Makita TM3010C Instruction Manual page 13

Hide thumbs Also See for TM3010C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime sigurie për veglën
shumëfunksionale
1.
Kjo vegël synohet të përdoret për prerje me
sharrë, prerje, lëmim dhe smerilim. Lexoni të
gjitha paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet,
ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me
këtë vegël elektrike. Mosndjekja e të gjitha
udhëzimeve të renditura më poshtë mund të
shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të
rëndë.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet e
2.
izoluara, kur të jeni duke kryer një veprim në
të cilin aksesori prerës mund të kontaktojë
me tela të fshehur ose kordonin e vet. Nëse
aksesori prerës prek një tel me rrymë, atëherë
pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen
dhe mund t'i shkaktojnë përdoruesit goditje
elektrike.
3.
Përdorni morseta ose ndonjë mënyrë tjetër
praktike për ta siguruar dhe për ta mbështetur
materialin e punës në një platformë të
qëndrueshme. Mbajtja e materialit me dorë ose
përkundrejt trupit tuaj e lë atë të paqëndrueshëm
dhe mund të shkaktojë humbje të kontrollit.
4.
Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues.
Nëse humbisni kontrollin, kordoni mund të pritet
ose të ngatërrohet dhe dora ose krahu juaj mund
të shkojnë drejt rrotës rrotulluese.
5.
Përdorni gjithmonë syze sigurie të mëdha ose
të vogla. Syzet e zakonshme ose syzet e diellit
NUK janë syze sigurie.
6.
Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni
materialin e punës për gozhdë dhe hiqini ato
përpara se të punoni.
7.
Mbajeni veglën fort.
8.
Sigurohuni që vegla e punës nuk e prek
materialin e punës përpara se të ndizet çelësi.
9.
Mbajini duart larg pjesëve lëvizëse.
10. Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
Lexoni të gjitha
11.
Gjithmonë fikeni veglën dhe prisni që tehu
të ndalojë plotësisht përpara se ta hiqni nga
materiali i punës.
12. Mos e prekni veglën e punës ose materialin
e punës menjëherë pas veprimit; ato mund
të jenë shumë të nxehta dhe mund t'ju djegin
lëkurën.
13. Mos e përdorni veglën pa ngarkesë nëse nuk
është e nevojshme.
14. Përdorni gjithmonë maskën kundër pluhurit/
respiratorin e duhur për materialin dhe
përdorimin me të cilët po punoni.
15. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
16. Kjo pajisje nuk është rezistente ndaj ujit,
kështu që mos përdorni ujë mbi sipërfaqen e
materialit të punës.
17. Ajrosni siç duhet mjedisin e punës kur kryeni
veprime smerilimi.
18. Përdorimi i kësaj vegle për të smeriluar
produkte si p.sh. sipërfaqe, dru dhe metale
të veshura me plumb mund ta ekspozojë
përdoruesin dhe personat e pranishëm ndaj
substancave të rrezikshme që përmbajnë
pluhur. Përdorni mbrojtëse të përshtatshme
për frymëmarrjen.
19. Sigurohuni që nuk ka krisje ose thyerje te
mbështetësja përpara përdorimit. Krisjet ose
thyerjet mund të shkaktojnë lëndim personal.
20. Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës. Fakti
që një aksesor mund të montohet në veglën
tuaj elektrike, nuk garanton një funksionim të
sigurt.
21. Mbani pajisje mbrojtëse personale. Në varësi
të përdorimit, përdorni mbrojtëse për fytyrën
ose syze sigurie të mëdha ose të vogla. Sipas
rastit, mbani mbrojtëse për dëgjimin, doreza
dhe përparëse pune që mund të ndalojë
copëzat abrazive ose të materialit të punës.
Mbrojtësja e syve duhet të ketë aftësi të ndalojë
copat fluturuese që prodhohen nga veprimet e
ndryshme. Maska kundër pluhurit ose respiratori
duhet të jenë në gjendje të filtrojnë grimcat e
prodhuara nga funksionimi i pajisjes. Ekspozimi
për një kohë të gjatë ndaj zhurmave të forta mund
të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
22. Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës duhet
të mbajë veshur mjetet mbrojtëse personale.
Copëzat e materialit të punës ose të një aksesori
të thyer mund të fluturojnë larg dhe të shkaktojnë
dëmtime përtej zonës ku punohet.
23. Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri sa
aksesori të ketë ndaluar plotësisht. Aksesori që
rrotullohet mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta
nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.
24. Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj. Kontakti aksidental me
aksesorin rrotullues mund të ngecë te rrobat, duke
e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
13 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Tm3010cx6j

Table of Contents